19 Prill 2024

AKR: Kosova në konferencën në Berdo vetëm si shtet

Prishtinë, 18 mars - Aleanca Kosova e Re (AKR) e përkrah dhe inkurajon qëndrimin politik se Kosova në samitin regjional në Slloveni të caktuar me 20 Mars që duhet të prezantohet si shtet i pavarur, sovran dhe i barabartë në raport me shtetet tjera në marrëdhënie dy palëshe dhe shumë palëshe, kurse përfaqësimi i Kosovës në bazë të formulës së para 17 shkurtit 2008, do te ishte një precedent i rrezikshëm dhe dëmtim i kredibilitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ibrahim Gashi nga ka thënë së AKR përgëzon përpjekjet e Ljubljanes zyrtare për të organizuar një samit të një niveli të lartë për Ballkanin Perëndimor duke ftuar të gjithë liderët legjitim të këtij rajoni, ngjarje e munguar kjo për 18 vjet.

Po ashtu, sipas Gashit AKR bën thirrje që Kosova të shfrytëzojë këtë rast jashtëzakonisht të volitshëm diplomatik në mënyrë që të shpreh rolin konstruktiv në drejtim të krijimit të një rajoni stabil dhe të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit rajonal si parakusht për integrime evropiane. Kosova do të duhet qartë të reflektojë sfidën dhe problemin potencial të saj, si rrjedhojë e politikës destruktive të autoriteteve të Serbisë, gjatë punimeve të këtij samiti.

\"Takimi në Berdo të Sllovenisë po teston seriozisht konsistencën e institucioneve të Kosovës për të pasur një përfaqësim plotësisht kushtetues të Republikës së Kosovës në këtë  samit dhe në anën tjetër kundërshtimin intarsigjent dhe synimet minuese të shtetit të Serbisë karshi pavarësisë së Kosovës\", ka deklaruar Gashi.

Më këtë rast sipas tij AKR konsideron se pjesëmarrja e shtetit të Kosovës në këtë takim nuk mund të jetë në asnjë status tjetër veçse si shtet i pavarur dhe sovran, sepse në të kundërtën konsekuencat do të ishin të drejtpërdrejta dhe afatgjata për Kosovën.

\"Që të jemi më të saktë nëse Kosova do të pranonte të participonte me ndonjë emërtim tjetër veçse si entitet i pavarur shtetëror kjo do ti hapte perspektivë planeve minuese të politikes dhe të diplomacisë serbe ndaj pavarësisë së Kosovës, të cilat kjo e fundit tashmë i ka paralajmëruar se ka ndërmend ti ndërmarr pranë institucioneve multilaterale ndërkombëtare.\"

Ai theksoi se përballë çfarëdo presioni Kosova nuk duhet të ketë kompromis lidhur më çështjen e nivelit të përfaqësimit në takimet shumëpalëshe rajonale apo ndërkombëtare.

Gashi ka pohuar se ajo ose duhet të marrë pjesë në statusin e saj kushtetues dhe të njohur ndërkombëtarisht si shtet i pavarur ose duhet të abstenojë nga pjesëmarrja. Ky qëndrim, konsiderojmë, se nuk e dëmton aspak pozicionin ndërkombëtar të Kosovës përkundrazi e fuqizon atë.

Nëse përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme e kanë thënë më se njëherë në Prishtinë apo gjetiu se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm atëherë lidershipi kosovar duhet ta thotë dhe manifestojë në paraqitjet e veta kudo fuqishëm këtë realitet.

\"Duke besuar në këmbngultësinë  e lidershipit tonë besojmë se bashkësia ndërkombëtare dhe nikoqiri do të arrijnë t`i ulin në këtë takim Beogradin dhe Prishtinën në karrige të barabarta. Ne na mbetet që të sugjerojmë që përgatitja për këtë takim të jetë e nivelit të dëshiruar me përmbajtje që shprehin parametrat reale të progresit që ka arritur Kosova në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve, me vlerësimet reale për kontributin që ka dhënë dhe po jep një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar e angazhuar në çfarëdo forme në Kosovë. Duhet pa tjetër të nënvizohen edhe vështërsitë dhe ngecjet që tashmë janë regjistruar edhe nga mekanizma ndërkombëtar dhe të cilat po shndërrohen në sfida për procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës si korrupsioni, ekonomia informale, papunësia, varfëria, rendi dhe ligji dhe veprimi i strukturave paralele të shtetit të Serbisë në një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës\", ka theksuar Gashi.

Një problem që sipas AKR-së duhet adresuar në këtë takim është përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, duke nënvizuar pasojat që po i shkakton procesit të shtetndërtimit lenia e Kosovës jashtë këtij procesi. Në një kohë  kur institucionet e Kosovës në fokus të politikës së tyre shtetërore kanë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës serbet lokal nga ana e tyre janë të privuar nga mundësia e lëvizjes pa viza nëse pranojnë të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Gashi ka pohuar se: \"mendojmë se Kosova do të duhej të ishte e para nga vendet e Ballkanit perëndimor e përfshire në këtë proces, përmes të cilit serbet e Kosovës do të ishin me të motivuar të njihnin shtetin e Kosovës si shtet të tyre dhe kjo do ta ndihmonte edhe Serbinë për ta marr vendimin e saj historik për ta njohur këtë realitet gjithnjë për të ndihmuar bashkëkombësit e vet në Kosovë.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)