26 Prill 2024

AKR-ja thërret partitë opozitare për debat

Prishtinë, 20 tetor - Aleanca Kosova e Re ka thirrur për një tryezë të rrumbullakët të gjitha partitë politike opozitare për të unifikuar qëndrimet në lidhje me krizën. “Për këtë qëllim, ne ftojmë publikisht,  të gjitha partitë e spektrit politik të opozitës, AAK, LDD, Partinë e Drejtësisë, Partinë Socialdemokrate, Partia Socialiste, Lëvizjen për Bashkim, Lëvizjen Vetëvendosja, Frymën e Re, dhe çdo parti apo lëvizje opozitare në një takim në mjediset e parlamentit të Kosovës nesër datë 21, ora 11e gjysmë”, thuhet në një njoftim për media të AKR-së.

“Pas një mbledhje të kryesisë së ngushtë u diskutua për krizën e gjithanshme ku ka hyrë Kosova, u arrit në këto përfundime: kriza institucionale, politike, ekonomike, e Kosovës e ka bazën në qeverisjen e keqe të dy partnerëve të koalicionit qeveritar PDK dhe LDK në këto tre vjet”, thuhet në komunikatën e AKR-së.
 
Sipas këtij subjekti politikë kriza u thellua më shumë me zinxhirin e shkeljeve kushtetuese që zënë fill me:  ish presidentin e republikës që mbajti mandatin e Presidentit dhe kryetarit të LDK-së, njëherësh; , me tolerimin e kësaj shkeljeje prej PDK-së;  me mënyrën e gabuar të zgjedhur për kalimin e detyrës tek ushtruesi i saj zoti Krasniqi; me braktisjen antishtetërore të detyrës prej ministrave të LDK-së, etj.

Sipas AKR-së kjo krizë dëmton para së gjithash interesat e qytetarit të Kosovës, i cili mbetet pa përgjigje për hallet dhe shqetësimet e tij. Ajo e fut shtetin ne një situate te vështire. Kjo krizë ndodh kur Kosova gjendet para sfidave jetike në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në këto kushte, AKR-ja e sheh si të domosdoshme, unifikimin e qëndrimit të opozitës për gjetjen e rrugëve kushtetuese për daljen nga kriza. Nuk mund të vazhdohet me qëndrime të veçuara të secilës prej partive tona, por duhet një kapërcim i interesave personale në emër  të Kosovës, atdheut tonë.

Për këtë qëllim, ne ftojmë publikisht,  të gjitha partitë e spektrit politik të opozitës, AAK, LDD,Partinë e Drejtësisë, Partinë Socialdemokrate, Partia Socialiste, Lëvizjen për Bashkim, Lëvizjen Vetëvendosja, Frymën e Re, dhe çdo parti apo lëvizje opozitare në një takim në mjediset e parlamentit të Kosovës nesër datë 21, ora 11.30. Ftesa u është dërguar me shkrim të gjithë këtyre partive.

Kjo tryezë në nivel kryetarësh, sipas një agjende të pranuar me konsensus duhet të dalë me propozime dhe vendime konkrete për gjetjen e zgjidhjeve në përputhje me Kushtetutën, dhe interesin e qytetarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)