31 Korrik 2021

AKR dhe PDK, afër vendimeve përfundimtare

Prishtinë, 4 prill - Aleanca Kosova e Re (AKR) pritet të mblidhet sot pasdite për të marrë një vendim lidhur me fatin e koalicionit me PDK-në.

Edhe partia e Hashim Thaçit pritet të mblidhet për t`i dhënë përgjigje kërkesave të AKR-së.

Partia e Pacollit, po kërkon garancitë e PDK-së, që do të kalohet pa problem procedura e rizgjedhjes së Pacollit në postin e kreut të shtetit.

AKR-ja i kërkon PDK-së të sigurojë votat e mjaftueshme për Pacollin, ose përndryshe del nga koalicioni dhe qeveria bie, që nënkupton zgjedhje të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)