21 Janar 2022

Akademia Diplomatike dhe Akademia Shqiptare nënshkruajnë marrëveshje

Prishtinë, 3 dhjetor - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave Tiranë, organizojnë në Prishtinë tryezën shkencore "E ardhmja politike e shqiptarëve".

Më ketë rast do te mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtmedhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

Ndër temat qe do të diskutohen gjatë kësaj tryeze janë: politika e njësuar kombëtare, alternativa për zgjidhjen juridiko-ndërkombëtare të çështjes shqiptare, rezoluta 1244 e KS dhe efektet e saj në realitetin e sotëm të Kosovës, ardhmëria politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, bashkimi kombëtar i shqiptarëve në BE, ose në një Europë post-BE, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)