16 Prill 2024

Ahtisari: pakoja është bërë për tërë territorin e Kosovës

Helsinki, 7 qershor - Ndonëse i shtyrë në moshë, arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Marti Ahtisari thotë se është duke i përcjellë vazhdimisht proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Finlandezi Ahtisari tash është i angazhuar në një tjetër proces në Afrikë, kurse zhvillimet në Kosovë pas dy vjet e gjysmë pavarësie, i konsideron të mira.

Ndërsa për mosimplementimin e pakos edhe në pjesën veriore, thotë se duhet kohë dhe vendimi i gjykatës ndërkombëtare për statusin e Kosovës do të shtyjë proceset edhe atje.

Duke folur për problemet në pjesën veriore të Mitrovicës, Ahtisari tha se ato ende janë ashtu siç kanë qenë. Sipas tij, duhet të kaloj kohë, por shpreson se vendimi iGJND-së do të qartësoj situatën edhe në atë pjesë.

Ahtisari ripërsëriti se pakoja e tij është bërë për tërë territorin e Kosovës e jo për ndarje.

Ahtisari shprehu bindjen se në Kosovë ka mjaft energji pozitive për të përmirësuar gjërat. Sipas tij nëse shikojmë me vëmendje edhe te 27 vendet e Bashkimit Evropian ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen, sidomos tani pas krizës ekonomike financiare, për të përmirësuar performancën ekonomike. Kësaj rruge duhet t`i bashkohet edhe Kosova, thotë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)