25 Prill 2024

AGK shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Prishtinë, 3 maj - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për t'ua kujtuar qeverive nevojën për ta respektuar zotimin e tyre për lirinë e shtypit.

3 maji është po ashtu një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të medias për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

AGK-ja në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të organizojë një sërë aktivitetesh për ta rritur ndërgjegjësimin për sfidat lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura.

Sot AGK- ja do ta lëshojë një deklaratë duke i theksuar shqetësimet për Qeverinë, Institucionet e Sundimit të Ligjit dhe akterët e tjerë relevantë, për ta ngritur zërin e tyre ndaj cenimit të lirisë së medias, sigurisë së gazetarëve, gjuhës denigruese ndaj gazetarëve dhe ndikimit të saj në besimin në media.

Kjo deklaratë do të prezantohet gjatë konferencës për shtyp që do të mbahet para Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq nesër, AGK-ja do ta organizojë një konferencë për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe profesionistët e tjerë medialë, qasjen e politikëbërësve dhe institucioneve të tjera relevante që do të duhej t’i promovonte të drejtat e gazetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)