25 Prill 2024

Agjencia Kadastrale marrëveshje me Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 25 gusht - Sot në hapësirat e Komunës së Mitrovicë u mbajt një takim mes Kryetarit të kësaj komune Avni Kastrati dhe një delegacioni ekspertësh nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të prirë nga Kryeshefi i saj Prof. Dr. Murart Meha.

Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për Mirëkuptim mes këtyre dy institucioneve lidhur me riinxhinjerimin e hapësirave të Zyrës Kadastrale Komunale në Mitrovicë.

Financimi i këtij riinxhinjerimi bëhet nga projekti i Bankës Botërore, RECAP, i cili konsiston me rregullimin e plotë të sistemit të kadastrës, ngritjen e kapaciteteve, rregullimin e regjistrit të drejtave pronësore, hartimin dhe forcimin e kornizës ligjore dhe funksionalizimin e plotë të Zyrave Kadastrale Komunale ndërsa implementuese e projektit është Agjencia Kadastrale e Kosovës. 

Kryeshefi i AKK-së shprehi fjalë miradije për gatishmërinë e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës për bashkëpunim, duke rikujtuar se përfituesi më i madh nga implementimi i këtij projekti do të jetë qytetari i Republikës së Kosovës.

“Sot shënojmë fillimi e implementimit të projektit RECAP i cili kontribuon në ndërtimin e  një katastre stabile dhe afatgjate, të rregulluar sipas standardeve evropiane. Përfitues nga një kadastër e rregulluar mire është vetë shteti dhe të gjithë qytetarët e tij”, deklaroi z. Meha pas takimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)