19 Prill 2024

Afrim Kabashi zgjedhet kryetar i Nisma Socialdemokrate në Skenderaj

Skenderaj, 23 maj - Nisma Socialdemokrate edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar më fuqizimin dhe konsolidimin e radhëve të saja nëpër struktura  anekënd vendit.

Anëtaret e Kryesisë Endrit Shala dhe Arbëreshë Krasniqi nga afër i kanë monitoruar punimet e Kuvendit zgjedhor në Degën e Skenderajt.

Në një atmosferë bashkëpunimi dhe unifikimi janë zgjedhur organet drejtuse me kryetar  Afrim Kabashi, nënkryetar/e  Merita Dervishi dhe Selman Gjinofci dhe sekretar Bujar Smakiqi.

Kryetari i ri Kabashi dhe struktura e re drejtuese e u zotuan se do të bashkëpunojnë dhe do të punojnë më zell dhe përkushtim të madh.

Nisma Socialdemokrate aktualisht është në një proces reflektimi, konsolidimi dhe përgatitje për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen vjeshtën e këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)