28 Mars 2024

Admovere bën thirrje që të merren masa disiplinore ndaj Ardian Kastratit

Prishtinë, 5 prill - Admovere konsideron se ofendimet, fyerjet dhe linçimet kundrejt grave politikane po rriten dhe po shpeshtohen.

Ato sipas Admovere janë cak i sulmeve të ulëta seksiste, ngacmimeve për shkak të prejardhjes, orientimit të tyre politik, madje edhe për shkak të dukjes fizike.

''Kryesisht, ndaj grave ekziston një mosdurim. Sikur ato nuk duhet të kenë vend në skenën politike. Sikur angazhimi publik e politik është i rezervuar vetëm dhe ekskluzivisht për politikanët burra.''

''Të po kësaj fryme shqetësuese e të papranueshme janë komentet seksiste nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati kundrejt Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani'', thekson Admovere.

Një gjuhë e tillë sipas Admovere nuk guxon të ketë vend në fjalorin publik të një deputeti të Kuvendit të Kosovës, i cili paguhet me paratë e taksapaguesve të këtij vendi.

Përveçse deputet, Ardian Kastrati është gjithashtu profesor në Universitetin e Prishtinës (UP).

 Prandaj, Admovere i bën thirrje të gjithë akterëve relevantë që të marrin masa të menjëhershme disiplinore ndaj të njëjtit.

''UP duhet të shërbejë si institucion i emancipimit shoqëror e kulturor, i edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj pa dallime gjinore, etnike e racore.''

 ''Aty nuk duhet të kenë vend njerëzit që e kontaminojnë diskursin publik dhe kanë mosdurim e qasje seksiste ndaj grave.''

 ''Sikur që nuk duhet të kenë vend as në Televizionin që mbahet nga taksat e të gjithë qytetarëve, Televizionin Publik, ku z. Kastrati për një kohë ka uzurpuar kohë televizive si analist politik. Sepse janë modeli i keq të cilin po jua ofrojmë studentëve tanë!'', thekson Admovere.

Admovere do të përcjellë nga afër hapat e mëtejmë të organeve kompetente të UP-së karshi profesorit në fjalë.

Si organizatë e fokusuar në arsimin e lartë, e shohim të domosdoshëm përjashtimin e z. Ardian Kastrati nga pozita e profesorit në UP.

Inkurajojmë dhe mbështesim vazhdimin e protestave nga studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile për të dërguar mesazhin e qartë se seksizmi nuk kalon!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)