01 Gusht 2021

Admirali Stavridis nesër në Kosovë

Prishtinë, 24 mars - Admirali Xhejms Stavridis, Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), vjen nesër (e enjte) në Kosovë.

 “Admirali Xhejms Stavridis do të qëndrojë më 25 dhe 26 mars në Kosovë,”, është thënë në një njoftim të Zyrës së KFOR-it, sipas së cilit ai do t’i vizitojë trupat e KFOR-it.

“Admirali Stavridis do të informohet rreth situatës aktuale nga komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant, Markus Bentler”, është shtuar në njoftimin e KFOR-it, në të cilin është shtuar se admirali Stavridis me gjenerallejtënant Bentler, do t’i vizitojnë trupat e KFOR it gjatë stërvitjeve në rajonin “Battle Group” shumëkombësh perëndim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)