23 Prill 2024

Admirali James G. Stavridis sot viziton Kosovën

Prishtinë, 5 korrik - Admirali James G. Stavridis, Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) nesër do të vizitojë KFOR-in më. Admirali Stavridis do të informohet mbi situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral lejtnant Markus Bentler.

Admirali Stavridis (SACEUR) dhe komandanti i KFOR-it do të mbajnë një konferencë për shtyp në aeroportin e Sllatinës, pjesa ushtarake, duke filluar nga ora 14:40.

Shtabi Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SHAPE) afër Mons në Belgjikë, është Shtab i Operacioneve të Komandës Aleate (ACO), njëra prej dy komandave strategjike ushtarake të NATO-s.

ACO është e udhëhequr nga Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) dhe është përgjegjës për të gjitha operacionet e Aleancës, duke u nisur nga ngushtica e Gjibraltarit deri në Afganistan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)