19 Prill 2024

Abelard Tahiri nuk di ta shkruajë as emrin e vendlindjes në të dhënat personale

Prishtinë, 4 maj - Në Formularin për Broshurën Parlamentare, ku kërkohet plotësimi i disa të dhënave personale për t’u regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë gabime elementare drejtshkrimore.

Ish-ministri i Drejtësisë e ka shkruar emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

Te fusha e kombësisë ai e ka shkruar shqiptar në numrin shumës (Shqiptarë), kurse te fusha e aktiviteteve dhe funksioneve paraprake ai sërish e ka shkruar fjalën deputet në numrin shumës (Deputetë).

Shumë deputetë të legjislaturës së re kanë bërë gabime thelbësore në plotësimin e formularit për regjistrim të deputetëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)