26 Prill 2024

Abdixhiku i bën thirrje Kurtit të tërheqë Ligjin për zgjedhjet

Prishtinë, 2 prill - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të tërheqë nga kuvendi nisëm për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Kurti, qëllimshëm do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

“I bëj thirrje kryeministrit Kurti dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm ndaj opozitës”, tha ai.

"Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se Kurti ose nuk dëshiron të zgjidhë ketë çështje ose dëshiron të krijojë destabilitet politik për të fshehur paaftësinë e tij për t'u përballur me probleme të mëdha të cilat ka premtuar se do t'i zgjidhë dhe për të cilat e kanë votuar qytetarët", tha Abdixhiku.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)