23 Prill 2024

AAK po manipulon me degën e LDD-së në Suharekë

Prishtinë, 5 korrik - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë,në mbledhjen e mbajtur sot ka vlerësuar se nuk i shërben për nder Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës manipulimet me Degën e LDD në Suharekë dhe theksuan se kjo Degë është funksionale dhe stabile përkundër tendencave për t’a shkatërruar.

Ndryshe siç është informuar edhe opinioni Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Dardanisë ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Degës së LDD-së në Suharekë Muhamet Bajraktari dhe në vend të tij për ushtrues detyre ka zgjedhur Gëzim Kryeziun.

Këtë vendim Kryesia e ka marr duke pas parasysh se zoti Bajraktari nuk ka respektuar Statutin e LDD-së dhe vendimet e organeve më të larta të partisë si dhe për shkak të performancës së dobët të tij në zgjedhjet komunale ku ishte kandidat i LDD-së për kryetar të Komunës së Suharekës.

Duke folur për çështjet aktuale në vend, kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci ka thënë se këto javë janë karakterizuar me tri ngjarje shumë të rënda siç janë kremtimi i shfrenuar i Vidovdanit në Gazimestan, shpërthimi i bombës i cili ka lënë një të vdekur dhe 11 të lënduar dhe plagosja e sotme e deputetit Petar Miletiq.

Kryetari Daci ka vlerësuar se këto ngjarje pjesërisht janë përgjegjësi të rrjedhave negative në Kosovë sa i përket stabilitetit politikë dhe respektimit të elementeve të shtetësisë së Kosovës dhe janë pasoj e inercisë të qeverisjes së koalicionit PDK-LDK.

“Këto kanë qenë porosia më e mirë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës që të merren vepra ose hapa që rrezikoj edhe jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë kryetari Daci.

Sipas tij më e vrazhda për nga pamja ishte ngjarja në Gazimestan, kur është kënduar dhe kërkuar të vriten shqiptarët dhe mos evidencimi i atyre që hyjnë në kufijtë e Kosovës.

Kjo, sipas liderit të LDD i ka inkurajua Beogradin edhe struktura kriminale që janë të lidhura më politikën zyrtarë të Serbisë që të bëjnë një hap më tutje.

“Pasojat e këtij hapi kriminal pa marr parasysh se kënd e qesin fajtor gjyqësia ose hetimet është rezultat e papërgjegjësisë, në radhë të parë të politikës që ne e kemi quajtur anti-shtetërore të koalicionit qeverisës PDK-LDK. LDD ka bërë gjithmonë publike që nuk është opozitë e shtetit të Kosovës, por e pushtetit dhe e pushtetarëve të papërgjegjshëm”.

“ Ne vlerësojmë se plagosje e deputetit të grupit parlamentar që është në qeverisje, në koalicion qeverisës, është njollë e keqe për Parlamentin e Kosovës, por edhe një flakaresh për këtë koalicion qeverisës, që  të ndërgjegjësohet, dhe të janë proaktiv në sjelljet shtetërore”.

Është koha e fundit që dikush në Kosovë të filloj ta ruaj autoritetin e qytetarëve të Kosovës. LDD do t`i përkrah hapat e menduar mirë për ta demonstruar që Kosova është shtet i pranuar me integritet territorial nga numër i caktuar i shteteve botërore, që donë ta respektoj sovranitetin e vet dhe që është i gatshëm dhe i përgatitur të marr përgjegjësi në fushat që shtetin e bëjnë shtet pa i ndarë shtetasit e vetë, ka thënë kryetari Daci.

Kryetari Daci ka informuar Kryesinë edhe rreth vizitës së tij dhe sekretarit të përgjithshëm në Zvicër dhe takimet me mërgatën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)