28 Mars 2024

AAK pjesë e dialogut me Serbinë

Prishtinë, 24 mars - Udhëheqëse e delegacionit të shtetit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka filluar të përgatisë ekipin me ekspertë nga partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Tahiri ka deklaruar për mediat kosovare se u ka bërë ftesa LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së, që të jenë të përfshira në dialogun me Serbinë.

Tahiri ka thënë se kësaj ftese vetëm AAK-ja i është përgjigjur pozitivisht në parim pas një takimi qe ka pasur me Daut Haradinajn, ndërsa ka thënë se është në pritje të përgjigjes nga Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

“Haradinaj në parim ka shfaqur gatishmërinë që në kuadër të ekipit tim, të jenë edhe AAK-ja. AAK-ja ka njerëz të përgatitur për fusha të ndryshme. Kështu qe këto ditë unë e kompletoj strukturën dhe pres të marr edhe emrin e të zgjedhurit të tyre”, ka thënë Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)