31 Korrik 2021

AAK miraton dorëheqjen e Naim Malokut

Prishtinë, 1 mars - Nënkryetari i deritashëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Naim Maloku, i ka adresuar Kryesisë dhe Këshillit drejtues të AAK-së një letër të dorëheqjes nga funksionet udhëheqëse në parti, për arsye të, siç ka thënë ai, “ushtrimit të punës dhe përgjegjësisë së këshilltarit të lartë për siguri shtetërore pranë Presidencës së Republikës së Kosovës”.

“Që nga 1 marsi 2011 jam përcaktuar që të ushtroj punët dhe përgjegjësisë e Këshilltarit të lartë për siguri shtetërore pranë Presidencës së Republikës së Kosovës. Vlerësoj se ushtrimi i kësaj detyre në institucionin, i cili paraqet unitetin e popullit, kërkon nga unë që të mos mbaj kurrfarë pozite në parti politike. Me këtë rast dëshiroj që të falënderoj për bashkëpunimin dhe raportet korrekte me të gjitha strukturat e partisë, anëtar i së cilës do të mbetem edhe më tutje”, thuhet në tekstin e dorëheqjes së z. Maloku, adresuar forumeve më të larta të partisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka miratuar z. Maloku dorëheqjen dhe e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në të gjitha angazhimet dhe përgjegjësitë e tij të deritashme në kuadër të partisë dhe në proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)