19 Prill 2024

AAK mbështetë partitë shqiptare në Maqedoni

Prishtinë, 5 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përshëndetë marrëveshjen politike për proces të qetë dhe të mbarë zgjedhor, të arritur midis liderëve të dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, z. Ali Ahmeti, nga BDI dhe z. Menduh Thaçi, nga PDSH.
 
AAK, gjithashtu, iu është mirënjohëse dhe i falënderon ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe të Shqipërisë në Maqedoni, për angazhimin dhe rolin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
 
Marrëveshja e djeshme është në funksion të qetësisë dhe stabilitetit politik në Maqedoni e, veçanërisht, në mesin politik shqiptar.
 
Marrëveshja është, gjithashtu, në vazhdën e angazhimeve dhe iniciativës së kahmotshme të AAK-së dhe lidershipit të saj, për përafrimin midis tyre të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, uljen e tensioneve dhe bashkëpunimin reciprok.
 
AAK, për kurajën e përafrimit dhe marrëveshjes, u është mirënjohëse të dy liderëve politikë shqiptarë në Maqedoni dhe e falënderon partnerin e saj, PDSH, për vullnetin politik në këtë drejtim, konform memorandumit të bashkëpunimit që ka Partia Demorkatike Shqiptare me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)