23 Prill 2024

AAK mbështet Krasniqin, por jo Thaçin e Pacollin

Prishtinë, 21 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do ta mbeshtesë dhe as nuk do ta votoj Hashim Thaçi për kryeministër e Behgjet Pacolli për president.

Ndërkohë deputetët e kësaj partie e kanë votuar Jakup Krasniqi për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke konsideruar se në këtë mënyrë po fillon ndërtimi i institucioneve të reja të Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se për Krasniqin, Grupi Parlamentar i AAK-së ka votuar në mënyrë që t\'i hapet rrugë ndërtimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

\"Sot Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar për kryetarin e Kuvendit, pra e kemi votuar zotin Krasniqi, sepse mendojmë se është rrugë e mirë për të filluar ndërtimin e institucioneve. Do të thotë sot Kosova ka kryetar dhe kryesi. Kemi abstenuar kur kemi votuar për nënkryetarët e Kuvendit, për shkak se ajo nuk është pjesë me të cilën do të merret AAK si grup Parlamentar. Ndërsa qëndrim i AAK-së është se nuk do të votojmë për president të Kosovës dhe definitivisht nuk do të votojmë për Qeverinë e ardhshme të Kosovës\", ka thënë Gjini.

Ai ka bërë të ditur se deputetët e AAK-së nuk do të marrin fare në votimin për president të Kosovës, përderisa ka theksuar se sipas të gjitha gjasave as nuk do të ketë kundërkandidat për Pacollin.

\"Me siguri se jo, mirëpo po ju them se në këto rrethana nuk është mirë që të marrim pjesë në votim dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë\", ka thënë Gjini.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfaqësohet në Kuvend më 12 deputetë, përderisa njëri prej tyre, që vjen nga Lista \"Ibrahim Rugova\", Ukë Rugova, tashmë ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)