19 Prill 2024

AAK-ja kërkon transparencë nga qeveria për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 21 shtator – Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, (AAK), e ka përkrahur projektin për regjistrimin e popullsisë, por ka vlerësuar se kjo qeveri nuk është tranprente në shumë procese. Melihate Tërmkolli regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave , e quan projekt i rëndësishëm kombëtar dhe sipas saj AAK-ja e mbështet realizimin e tij, por kërkon më shumë transaparencë nga ana e qeverisë.

Por, Tërmkolli tha se kjo qeveri, regjistrimi i popullsisë, po e quan proces teknik, që sipas, nuk është proces teknik, por politik. “Eshtë proces politik dhe jo siç po e deklaron ministrja e Administratës Publike - proces teknik”, tha Tërmkolli.
 
Sipas saj, kjo qeveri shumë projekte e procese të rëndësishme politike po i deklaron si teknike dhe logjikisht do të mund të quhej si një qeveri teknike. “Dhe nëse qeveria dhe institucionet tjera qeverisëse kryejnë vetëm punë teknike, shtrohet çështja kush atëherë i bën politikat në Kosovë”?

Sipas Tërmkollit regjistrimi i popullsisë në kuptimin e përgatitjeve teknike është realizuar që në vitin 2007, kur edhe vlerësimet e EUROSTAT-it kanë qenë pozitive dhe të njëjtat çfarë po i jep edhe tani ky institucion evropian.

“Kanë qenë pikërisht arsyet politike pse atëherë nuk është bërë regjistrimi i popullsisë në Kosovë. Ndërsa kjo qeveri, edhe pas tri vitesh, përgatitjet teknike për regjistrimin po i llogarit si sukses! Është shqetësues fakti se kjo qeveri, përveç tjerash, është qeveria më jotransparente, më e mbyllura, për shumë procese, e në veçanti për ato procese me rëndësi jetike për vendin, ku bën pjesë edhe regjistrimi i popullsisë”, vlerëson ajo.

Tërmkolli tha se ministrja e Administratës Publike dhe qeveria nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se si do ta zbatojnë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Kosovën të Presidentit Ahtisari, në pjesën që lidhet me regjistrimin e serbëve të Kosovës që jetojnë jashtë, shumica prej të cilëve në Serbi, dhe të cilët, sipas Pakos, kategorizohen si refugjatë.

“Po ashtu, në Ligjin për Regjistrim të popullsisë, i cili ka ardhur në Kuvend të Kosovës, vërehet tendenca e qeverisë që procesin e regjistrimit ta bartë, nga institucionet zyrtare përgjegjëse për këtë proces, në surrogate institucionesh, duke u dhënë atyre kompetenca të cilat mund ta rrezikojnë vlefshmërinë dhe vërtetësinë e të dhënave që do ta dalin nga procesi i regjistrimit të popullsisë”, tha ajo.

Sipas Tërmkollit në  vitin 2007, shuma e mjeteve financiare, e paraparë për realizimin e regjistrimit të popullsisë, është përcaktuar në 6 milion euro.

“Mjetet e parapara tani kapin shumën prej 11 milion eurosh. Ministrja dhe qeveria, edhe për këtë çështje janë tërësisht jotransparente: pse është dyfishuar shuma dhe ku do të shkojnë të gjitha këto mjeteve financiare, kjo mbetet e paqartë”, tha ajo.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)