20 Prill 2024

AAK, dështon iniciativa në rastin Pacolli

Prishtinë, 22 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është tërhequr nga iniciativa për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e presidentit me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën kur votoi për Qeverinë, pak minuta pasi kishte dhënë betimin si kryetar i shtetit.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës tha se kjo parti nuk ka arritur t’i sigurojë 30 nënshkrime të mjaftueshme për të dërguar lëndën në gjykatë. AAK ka kërkuar nënshkrime nga LDK por nuk i ka siguruar.

Ndërkaq, Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se kjo parti është në pritje të përgjigjes për lëndën e parë që e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, dhe deri në përgjigjen ndaj kësaj lënde nuk mund ta mbështesin një iniciativë tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)