20 Prill 2024

5 198 persona të kthyer në Kosovë gjatë vitit 2010

Prishtinë, 12 mars - Viti i kaluar shënon rekord në kthimin e banorëve të Kosovës nga vendet e Evropës Perëndimore. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2010, në bazë të programeve të riatdhesimit, në Kosovë janë kthyer gjithsej 5 198 persona.

Sefedin Kuçi, shef i Divizionit për kufi në MPB të Kosovës, ka thënë se nga ky numër i përgjithshëm i të kthyerve, 2.103 prej tyre janë kthyer në mënyrë vullnetare, ndërsa 3.095 janë kthyer pa vullnetin e tyre.

Sipas statistikave zyrtare, bëhet e ditur se pesë shtetet që kanë kthyer në së shumti qytetarë janë: Gjermania me 935 prej tyre, Austria me 888, Suedia me 793, Zvicra me 736, ndërsa në këtë grup hyn edhe Franca prej nga janë kthyer 377 qytetarë të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)