19 Prill 2024

28 nëntori, thelbi i identitetit kombëtar

Prishtinë, 28 nëntor - Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Kryeministri i Republikës së Kosovës mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në këtë organizim të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ku të ftuar e të pranishëm ishin edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, anëtarë të kabinetit qeveritarë, përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë shtetërorë, kryetarë të partive politike, profesorë e intelektualë, kryeministri Kurti u uroi të gjithëve Ditën e Flamurit.

Ai para tyre tha se 28 Nëntori është një festë e përvitshme që i bëhet kombit shqiptar për të përkujtuar aktin më sublim në historinë e tij moderne, pra shpalljen e pavarësisë. Për më tepër që 28 nëntori është festë e shumëfishtë për kombin shqiptar.

Përveçse Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar – kryekomandantit Adem Jashari, është edhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pra, “një festë e cila është thelbi i identitetit kombëtar shqiptar që na bën të tillë çfarë jemi dhe na i mban gjallë ëndrrat tona, e të cilat janë edhe ideali i dëshmorëve e martirëve të kombit, por njëkohësisht edhe dëshirat e rinisë e të fëmijëve tonë”, tha kryeministri para të pranishmëve.

Kryeministri Kurti më tej tha se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete sovrane që zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira e me dobi të përbashkëta për qyetarët, janë shtëpitë që kombi shqiptar i ka ngritur vetes për sigurinë dhe mirëqenien e tij. Tani është detyrë e jona që këto shtëpi të jenë të forta dhe në mbështetje edhe për shqiptarë që janë jashtë tyre, kudo në Ballkan dhe Diasporë.

Duke ua uruar edhe një herë 28 Nëntorin, ai në fund tha se kjo datë dhe kujtesa e aktit të kësaj date na fton që të forcojmë lidhjet kombëtare, zhvillimore në ekonomi e kulturë e në të gjitha fushat dhe se ka besimi se ne do të dimë t’i përgjigjemi siç duhet, kurdoherë.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)