08 Gusht 2022

24 Qershori, Dita Nacionale e komunitetit Egjiptian

Prishtinë, 24 qershor - Dita Nacionale e komunitetit Egjiptian shënohet me 24 Qershor në gjitha vendet e Ballkanit e cila ditë është përcaktuar si dita e këtij komuniteti në kongresin e parë të Egjiptianëve të Ballkanit të mbajtur në Ohër të Maqedonisë Veriore në vitin 1990.

Kjo datë sot komunitetin Egjiptian në Kosovë po e gjen në një pozitë të pafavorshme ekonomike-sociale dhe pa mbështetje institucionale!

Po ashtu fatkeqësisht komunitetit egjiptian akoma nuk njihet dita memoriale me ligjin për festat zyrtare!

Çdo ditë dhe gjithandej numërohen raste të diskriminimit, të mos përfaqësimit të barabartë dhe me shumë shkelje të drejtave të njeriut të cilat janë të mbrojtura me Kushtetuten e Republikës së Kosovës , Ligjet në fuqi dhe Konvendtat Ndërkombëtare!

Me këtë rast bëjë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që me veprimet e tyre konkrete të e dëshmojnë se sinqerisht e dëshirojn ekzistencen dhe zhvillimin e barabart të komunitetit Egjiptian në Kosovë! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)