20 Tetor 2021

Votojini ato! Nënat, motrat e gratë tona

Shkruar nga Shqiprim Pula

Gjinia femërore, jo rrallë është përballur me sfida të natyrave të ndryshme kurdo që kanë kërkuar të përparojnë në karrierën e tyre apo të veprojnë në një fushë më të madhe socio-ekonomike dhe politike të shoqërisë tonë, ende patriarkale, në mendje dhe në thelb.  

Duke votuar për ato, kësaj here për kuvendet komunale, sigurohet që gratë të paktën të jenë zë për gratë, e po në të njëjtën kohë krijohet mundësia për ngritjen e zërit të tyre ndaj shqetësimeve të përditshme të të gjithë neve, shtyerjen përpara objektivave të reja që e pozicionojnë femrën më mirë qoftë në jetën publike institucionale, ashtu në familje, dhe marrja e vendimeve përmes votës së tyre në po të njëjtat kuvende anekënd komunave të Republikës, do t’a bëjë diferencën e së tashmës dhe të ardhmës.

Andaj, përmes votës tënde, qytetarë të Republikës së Kosovës, më 17 Tetor, 2021 shfaqe vullnetin, e trego dëshirën për përfshirje të tyre sa më tepër në vendim-marrje.   

Gjinia femërore, edhe për shkak të rrethanave të shpeshta kanë ngurruar të kërkojnë zë, dhe vend, në vendim-marrje.   

Vetëdijësimi sjell emancipim, e emancipimi sjell ndryshim e edhe zhvillim, pra, nënat, motrat e gratë tona, janë edhe gjysma e jonë, andaj, mbështesni e votojini tani ato.   

Gjinia femërore, sot, kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në çdo pore të jetës, dhe në vend se t'i shikojnë paratë apo pozicionin, siç, zakonisht e bëjnë burrat si shënuesit kryesorë të ‘suksesit’, gratë kanë prirje që t'i japin vlerë të lartë cilësisë së jetës në familje dhe kontributeve të tyre, duke prioritizuar të jenë të dobishme më shumë se sa të rëndësishme. Kështu që, nënat, motrat e gratë tona të cilat i gjejmë në listat e secilës parti, votojini ato.    

Nënat, motrat e gratë tona munden dhe dinë të mbajnë familjen, e po aq, duan dhe munden të bëjnë për shoqërinë dhe shtetin.

Madje edhe historia është dëshmitare, kujto burrat e dalluar të kombit nga jeta politike e kulturore, qysh në Nëntor 1908, në kongresin e Manastirit zgjodhi një grua, zonjën Parashqevi Qiriazi, në cilësi të sekretare e kongresit.

Ajo, më pas, shkroi himnin e alfabetit shqip dhe botoi abetaren me po atë alfabet. Kur shumë kombe gjithandej nëpër botë, nuk u’a njihnin madje as të drejtën e votës gjinisë femërore në vendet e tyre, qysh atëherë, ne, treguam pjekuri, fuqizuam gruan.   

Unë po, edhe ti, por edhe ata, ne së bashku, meqë i konsiderojmë nënat, motrat e gratë tona, shtylla të shtëpisë, përmes votës për to, pse mos t’i zgjedhim edhe shtylla të shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Ato, votoji!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2021  - Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar te Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, raportin e Qeverisë për Buxhetin e së Kosovës dhe Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor ju ftojnë në konferencën për media, ku do të njoftoheni me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos si dhe operimet e kësaj kompanie në Deçan. (Para objektit të Qeverisë ish-Rilinjda, ora 13:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)