12 Gusht 2022

Vështrim rreth romanit 'Sekreti i Lagjes së djegur' i Ylfete Osmanit

Shkruar nga Fatmir Halimi

Letërsia duke qenë veprimtari e lirë krijuese e ka edhe bukurinë e vet, pasi që me shkrime letrare mund të merren edhe njerëz të profesioneve të tjera siç janë: ekonomistë, juristë gazetarë, sociolog, teologë e shumë të tjerë.

Ky diversitet në profesione e bënë edhe më atraktive letërsinë e sotme dhe shumë dimenzionale, e që lexuesve sot u ofron mundësi të mëdha për të njohur botën dhe pikëpamjet e ndryshme fetare, filozofike, psikologjie, astrologjike e shumë, e shumë të tjera.

Pra është fat që sot shkrimi i romanit dhe i rrëfimeve të ndryshme nuk bëhet vetëm prej njerëzve që studiojnë letërsinë dhe që vetën e quajnë letrarë, shkrimtarë etj. Sot për lehtësinë tonë dhe për lexuesit tanë është fat që me romanin e saj paraqitet një ekonomiste, siç është Ylfete A. Osmani.

Ajo deri më tani ka botuar edhe një vepër letrare me poezi, por romani i saj Sekreti i lagjes së djegur, është një rrëfim që në letërsinë tonë sjell vërtet risi në disa aspekte.

Romani “Sekreti i lagjes së djegur” është i veçantë edhe nga aspekti tematik, pasi që për herë të parë pas luftës në Kosovë trajtohet tema në institucionet tona shtetërore, publike, temë kjo që është e mbushur me plotë prapaskena, intriga, dallavere e korrupsion, po që mbi të gjitha këtu ngadhënjen e mira dhe drejtësia.

E veçanta tjetër është se protagonistja është një femër në perspektivë, është një arkitekte dhe që me punën e saj këmbëngulëse i lufton të këqijat që ndodhin në shoqërinë tonë të pasluftës.

Autorja Osmani përmes rrëfimit në retrospektivë na kthen edhe në kohën e luftës, peripecitë e shumë familjeve dhe jetën e profesorit Ilir, i cili tashmë është i harruar nga institucionet tona.

Osmani përmes profesorit Ilir, zbulon edhe sekretin e lagjes së djegur, e bashkë me të edhe djegien e një biblioteke në atë lagje, ku përmes një projekti mëton edhe ta rindërtojë bibliotekën.

Përjetimet e luftës, përpjekjet për të rindërtuar jetën dhe për të vendosur gjithçka në një shtytje drejt të ardhmes me perspektivë, janë boshti i këtij rrëfimi interesant e të përshkruar me shumë dinamikë.

Personazhi kryesor, Nita është idealizim i një personaliteti të fortë që përtej të përditshmes, famës, prestigjit, materiales është vënë në kërkim të sublimes, shpirtërores, që lufton pa u kursyer duke ndjerë përgjegjësinë personale dhe atë kolektive të rikthimit dhe nderimit të historisë, të vërtetës dhe kujtimeve të kohës së luftës.

Romani  Sekreti i lagjes së djegur në një mënyrë prek të gjitha shtresat shoqërore dhe jep porosi për tejkalimin e mendësisë së kaluarës, është një tendencë që të kultivohet frymën pozitive e raporteve ndër njerëzore.

Pas këtij vështrimi të shkurtër të diskursit letrar mbi romanin Sekreti i lagjes së djegur të shkrimtares Ylfete A. Osmani  vijmë në disa përfundime.

Së pari, romani Sekreti i lagjes së djegur na vjen si perlë në letërsinë tone, i cili të lë pa frymëmarrje nga kureshtja se ç’do të ngjetë në faqet pasuese të tij. Është roman, i cili vazhdimisht ngeh idenë e kërkimit, e në të njëjtën kohë edhe përpjekjen e ruajtjes së identitetit të femrës në shoqëri.

Së dyti, si për nga rrëfimi i tekstit, e po ashtu edhe për nga ndërtimi dhe realizimi i tij si tekst është roman modern, që me sukses autorja i shfrytëzon disa nga elementet dhe kategoritë stilistike si intertekstualitetin, retrospektiven, paralelizmin tematik e të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)