23 Shtator 2021

Vështrim rreth librit me tregime 'Jeta i takon atij që falë' të autorit Ahmet Pllana

Shkruar nga Fatmir Halimi

Libri me titull, “Jeta i takon atij që falë” i autorit Ahmet Pllana, ka 12 tregime, të cilat janë mjaft interesante për t’u lexuar, si për nga përmbajtja e secilit tregim, si përnga mbarështrimi, por edhe mesazhet edukative që japin.

Autori dëshmon qartë për një talent të rrallë të tij në të shkruarit e prozës me një narracion fiktiv.

Stili i veçantë i të shkruarit të prozës tregon se është një krijim letrar me fjalë e shprehje të fuqishme që përmbajnë përplot art.

Ky libër me tregime është libri i parë i këtij lloji, pra i prozës nga autori Ahmet Pllana, pas shtatë librave me poezi.

Pllana ia ka dalë të shkruajë një libër të mirë me tregime me përshkrimin e detajeve në mënyrë perfekte.

Kjo dëshmon për një krijim letrar që përpos anës përmbajtësore, ka më vete edhe anën e mesazhit të qartë me të cilin e plotëson përmbajtjen dhe mbarështrimin e prozës, përkatësisht librit me tregime.

Në këtë libër me tregime që lë përshtypjen se kemi të bëjmë me një talent të rrallë dhe një shkrimtar në të ardhmen, çdo fjali e prozës përshkruhet me finesa arti.

Mjafton të lexosh një fragment të librit dhe të kuptosh se ke të bësh me një autor të angazhuar, por edhe shumë të talentuar, i cili mund të krahasohet me një shkrimtar me përvojë të gjatë të krijimtarisë letrare.

Pos kësaj, libri tregon se tregimet janë të shkruara në këtë mënyrë, pra në mënyrë të përsosur dhe të një niveli të lartë të të shkruarit.

Gjashtë tregime të këtij libri janë të botuara nëpër gazeta e revista letrare, kurse gjashtë tregime tjera botohen për herë të parë në këtë libër.

Ky libër mund të ndahet në dy pjesë, për nga ana e karakterit të temave. E para, ka tregime të dashurisë dhe e dyta ka tregime që tregojnë ngjarje të luftës së fundit që ndodhi në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.

Autori na bën të shpresojmë se libri i tij me tregime “Jeta i takon atij që falë”, do të arrijë deri te lexuesit, të cilët do të binden për talentin e tij të rrallë.

Talentët e tillë nevojitet t’i përkrahim moralisht dhe materialisht në botimin e librave, në mënyrë që t’u japim vullnet për rrugëtim dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë letrare.  
                      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)