23 Shtator 2021

Spitalet të zbatojnë kriteret dhe masat për parandalimin e ndonjë zjarri të mundshëm

Shkruar nga Tahir Ahmeti

Që nga fillimi i pandemisë, zjarret në repartet Covid 19 janë një fenomen i shpeshtë në të gjithë botën.

Sasitë e mëdha të oksigjenit në këto reparte dhe mundësia e rrjedhjes së tij, mund të shkaktojë zjarr që do të kishte pasoja katastrofale.

Mjafton një shkëndijë elektrike dhe zjarri të përhapet me shpejtësi, për shkak të sasisë së lartë të oksigjenit në ajër.

Qendra Kilinike Universitare e Kosovës, por edhe spitalet rajonale në vend, kanë shumë reparte me të sëmurë me Covid 19, andaj si rrjedhojë nëpër ato reparte ka edhe sasi të mëdha të oksigjenit, që janë të domosdoshme për trajtimin e pacientëve.

Kontrollimi i gjendjes së këtyre aparateve me oksigjen, si dhe mënyra e përdorimit të tyre, duhet të jetë permanente dhe strikte, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi e madhe nga zjarret në këto institucione shëndetësore, ashtu siç supozohet që ndodhi ngjarja e fundit tragjike në spitalin e Tetovës.

Gjithashtu, këto institucione shëndetësore, duhet që të bëjnë zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi lidhur me sigurinë në punë, si dhe plotësimim e të gjitha kritereve për mbrojtje nga zjarri dhe masave për parandalimin e zjarreve të mundshme.

/Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë/

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)