19 Prill 2024

Rreziku nga neo-osmanizmi në Trojet Shqipëtare, historia është duke na u përsëritur

Shkruar nga Skender Jashari 
 
Në shtator 1371, pas dështimit të Betejës së Maricës, dy princët serb thirrën si aleatë pushtuesit osman, për luftë kundër princit tonë, gjë që njihet si  aleanca e parë serbo-osmane dhe thirrësit e parë të osmanëve në Gadishullin Ilirik u bënë këta dy princër serb.

Të njejtën e praktikuan edhe në vitin 1389, me rastin e tradhëtisë së Brankoviqit( që komandonte kalorësinë e Gadishullit Ilirik) kundër Osmanëve, tradhëti kjo që i dha fitoren osmanëve kurse serbëve i dha privilegjet për tërë sundimin osman.

Kjo histori e aleancave sllavo-greke me osmanët vazhdoi edhe me rastin e pushtimit të Konstantinopojës në maj 1453, me Genadiusin si patriark i Patrikanës së Stambollit.

Armiku i vetëm i osmanëve, e në të njejtën kohë edhe i Patrikanës së Stambollit( ortodoksëve sllav e grek) mbetën  Shqipëtarët.

Më 1878-1912, me rënijen e  Perandorisë Osmane, territoret e  pushtuara të saj( Trojet tona kryesisht), i okupuan sllavët.

E pastaj ndodhën të gjitha elaboratet, ligjet, programet etj të  Serbisë, Greqisë, që kishin për qëllim  identifikimin dhe tjetërsimin e Shqipëtarëve nga musliman në turk, boshnjak a nacionalitete tjera. Duke mos harruar as marrëveshjet ndërkombëtare jugosllavo-turke, jugosllavo-greko-turke, për shpërnguljen e  Shqipëtarëve.

Sa herë që ra Serbia, u ngrit Turqia( Osmanët)!

Perandoria Osmane, e rënë që para 1912-ës, por që pas viteve 1960, e sidomos   dekadave të fundit, aspiron dhe përpjeket të ringritet. Madje, shumëherë dhe sidomos nga  vetë turqit dhe turkofilët,  ringritjen  e  shtetit turk, e  bazojnë në  Perandorinë Osmane.

Edhe pse Turqia, është anëtarë i NATO-s, cilësohet si një anëtarë jostabil dhe jobesnik, e në këtë organizatë jemi pjesë edhe Republika e Shqipërisë, sipas nenit 5 të  saj parashihet mbrojtja  kolektive, derisa me  Kodin penal ushtarak të Republikës së Shqipërisë në nenin 3  parashihet barazia e shteteve  aleate.

Mirëpo, dihet  historia që  nga Perandoria Osmane në luftën e Krimesë ( 1853-1856), ajo vazhdimisht  ka flirtu, ka ndryshu aleanca, sa në një anë  sa në anën tjetër.

Pothuajse të  njejtën situatë e shohim edhe kohëve të fundit, kjo më bënë të  ngrisë zërin, duke patur mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë dhe shumicës së vendeve të BE-së, që kanë kërkuar nga ne Shqipëtarët që të kemi kujdes nga ndikimi turk.

Në zgjedhjet e  vitit 2002, në të cilat fitoi  partia e Erdoganit, kishte premtuar, që do i hapte  tregjet dhe do liberalizonte institucionet. Por as një dekadë më pas, ndodhi plotësisht e  kundërta, merren hapa konkret drejt ngritjes diktatoriale të Erdoganit.

Duke filluar nga: ndryshimet kushtetuese në lidhje me mundësinë  e rizgjedhjes së tij;  rritjen e  shkeljeve të të drejtave  dhe lirive të njeriut dhe pakicave kombetare; burgosje e  gazetarëve dhe restriksione të  shprehjes së lirë dhe medieve; luftimi i kundërshtarëve të tij politik; harxhime  të pakontrolluara në pallatet  e tipit të  Portës së Lartë; ndikimin  që kishte  në  pavarësinë e Bankës qendrore Turke; shtrirja e influencës neo-kolonialiste nëpër vende të ballkanit; instrumentalizim të xhamive dhe  enklavave  turke nëpër vendet e BE-së etj etj.

Anëtarësimi i Turqisë në BE, daton që në kërkesën e parë zyrtare në vitin 1959, derisa më 1963 në Marrëveshjen e Ankarasë, planifikohej  integrimi i plotë dhe  gradual i  Turqisë në BE. Mirëpo më 1987, aplikimi i Turqisë për anëtarësim të plotë në BE dhe përgjigja negative, krijuan ambient  dëshpërues për  këtë të fundit.

BE- ja nuk ishte e  interesuar për Turqinë, në  mbledhjen e  Këshillit të Ministrave të Europës në Amsterdam  më 1997, derisa  Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Estonia dhe Sllovenia ishin gati të  anëtarësoheshin,  madje  as  në   rastin e anëtarësimit të vendeve tjera si Lituanisë, Letonisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Më 1998, në Kardif, Turqia ishte i vetmi vend i përjashtuar në çështjen e  zgjerimit të BE-së. Në vazhdimësi Turqia nuk qe e denjë të jenë  në  BE, që nga problemet  ekonomike, politike, por edhe  ato  që kishin të bënin me ideologjike.

SHBA, Suedia etj së fundmi, ishin promotorë të anëtarësimit të Turqisë në BE, derisa 70-80% e opinionit publik në  vendet e BE-së, janë kundër anëtarësimit të Turqisë, derisa përqindja e njejtë  e  turqëve në favor të  këtij anëtarësimi.

Populli turk, e di që anëtarësimi i tyre në BE, është thjesht një ëndërr, sepse çdo analist e thotë, “me një popullsi që arrin në rreth 70 milionë banorë, me një shkallë shumë të lartë të papunësisë, me një ekonomi problematike, me një sistem politik të paqëndrueshëm, me demokraci të pazhvilluar, nivel të ulët arsimimi, me një popullsi të varfër dhe me diferenca të mëdha në kulturë dhe në besimin fetar me vendet e BE-së, Turqia do të ishte vetëm një barrë e rëndë për BE-në”.

Madje Statuti i Këshillit të Europës, në preambulë të saj  e thekson, që “vlerat shpirtërore dhe morale, që janë  trashëgim i përbashkët i popujve” pra në  vlerat e krishtera, po ashtu e njejta duke u riafirmuar edhe në nenin e parë, pika a :” Qëllimi  i Këshillit të  Europës,  është të arrij më shumë unitetin në mes  anëtarëve për qëllim të  ruajtjes dhe arritjes së idealeve dhe parimeve që janë  trashëgëmia e tyre e përbashkët…”, madje   ngjajshëm edhe kryetari i parë i  Kuvendit Konsultativ të shtatorit 1949, shprehej :” ky  qytetërim  europian është qytetërim i krishterizmit dhe qytetërim i njerëzimit”.

Lehtësisht mund të  shihen  disa arsye që  Turqia, filloi shkëputjen  në disa  aspekte nga NATO, ato janë: faktorizimi i Kurdëve, pjesë të madhe të tokave kurde ende nën pushtimin turk, mbështetja e SHBA-së për Kurdët si dhe  ndeshja në Siri,  ku SHBA dhe NATO, u rireshtuan edhe njëherë krah  Izraelit, si dhe  humbja e shpresës për anëtarësim në BE.

Gjatë  vitit 2018,  Turqia planifikonte  blerjen e  100 avionëve  modern F-35, por të cilët më pas u bllokuan  nga  Kongresi Amerikan, shkaku i  një kontrate tjetër të Turqisë me Rusinë për të  blerë sistemin  raketor S-400.

Gjatë të njejtës kohë edhe  Arabia Saudite, kishte  blerë 44 sisteme  raketore  THAAD nga SHBA. Tashmë Turqia pranoi sistemin raketor S-400 nga Rusia, por  edhe vërehet përafrim edhe në fushat tjera, kryesisht në ushtrimin e influencës në  Lindje të mesme, sidomos në rastin e Sirisë.

Derisa  Turqia që në 2013, dëshironte blerjen e sistemit Patriot, por SHBA e  kishin refuzuar. Ndërsa disa shtete të tjera  mes tyre edhe  Bullgaria, Greqia pra kishin blerë sistemet  raketore S-400. Reagimet e SHBA-së dhe shumicës së  aleatëve Europian, ishin kryesisht në parandalimin e ngritjes së Perandorisë së re Turke.

Shteti turk, pas viteve 2011, sidomos pas pranverës arabe, filloi të  diktatorizohet në duart  e presidentit turk. Kjo ishte një rrezik shumë serioz, kur dihen: numri prej 70 milion( edhe përkundër shumica të etnive të huaja), forca ushtarake e turqisë,  zhvillimi ekonomik  ende në ekspansion, ndikimin në drejtim të Ballkanit dhe drejt Europës. 

Aq sa edhe populli turk, organizoi një grusht shtet më 2016, i cili pastaj  u gjet  gjoja si organizator Fetullah Gyleni, por që  ky rast  bëri që  disa qindëra mijëra  qytetar turq antiqeveritar të persekutohen.

Gjatë korrikut 2018, Turqia  kishte rrëmbyer  pastorin Amerikan Andreë Brunson, duke e  akuzuar edhe për  terrorizëm, gjë që  nxiti sanksionet  e menjëhershme të SHBA-së, shkaku i të cilave  ekonomia turke u gjunjëzu dhe  si rrjedhojë shteti turk u detyru ta lironte atë. Derisa edhe populli turk, duke e parë  sesi përfunduan  diktatorët islamik, të Libisë, Irakut, Sirisë etj, në  zgjedhjet  lokale e dëshmuan që janë  kundër   ngritjes së  diktatorit të ri Erdoganit.

Edhe përkundër  këtyre: sanksioneve amerikane dhe europiane; rrebelimit të popullit turk qoftë  në rastin e  grusht shtetit apo edhe të zgjedhjeve  lokale të 2019-ës; përpjekjeve çlirimtare kurde, Turqia vazhdon ende  drejt  ngritjes së  saj diktatoriale.

Për dallim nga reagimet  e SHBA-së, Europës perëndimore (Gjermanisë, Austrisë, Britanisë etj), ne Shqipëtarët ende  heshtim. Madje  për  fat  të keq në  disa raste  i jemi subordinu. Psh: kërkesa për rishikim të  teksteve  të Historisë Kombëtare Shqipëtare; ngritjes së memorialit turk në Tiranë; pa përfshirë këtu edhe trukofilinë  përmes medieve të caktuara, organizatave të ndryshme  turke; rrëmbimin e 6 shtetasëve turq nga Republika e Kosovës etj.

Pos reagimit popullor të Shqipëtarëve kundër Turqisë që synon turqizimin e Shqipëtarëve edhe sot, asgjë institucionale nuk kemi bërë. Madje edhe SHBA dhe studiues të mirëfilltë amerikan, europian, kanë tërhequr vërejtjen  shteteve  tona, që të  kenë  kujdes  nga  ndikimi turk.

Me dështimin e grusht shtetit në Turqi, kundërpërgjegja represive e Erdoganit është kritikuar nga vendet e BE-së dhe SHBA-së,  gjë që edhe më të vështirë  e ka bërë integrimin e Turqisë në BE, duke bërë që të  orientohet drejt Moskës.

Madje edhe profesori i marrëdhënieve  ndërkombëtare Husein Bagçi, i Universitetit  Teknik të Lindjës së Mesme  në Ankara, e quan :” Rusia është motori kryesor ndërsa Turqia karroca e politikës ruse”, pra  duke u futur së tepërmi  nën  ndikimin rus, këto 25 vitet e fundit.

Derisa për më shumë Turqia përafrohet me Iranin, një mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar dhe opponent i SHBA-së, derisa  Irani dhe Arabia Saudite  së tepërmi kanë  përkeqësuar raportet e tyre.

Trojet tona, pas vitit 2001, u ballafaquan me xhamitë dhe hoxhallarët vehabi të ardhur kryesisht nga Arabia Saudite, Egjipti etj, që propaganduan islamin politik, U ndihmuan nga agjenturat serbe në armë, dokumente dhe para( hoxha i arrestuar me armë, dokumente dhe para të Serbisë).

Si rrjedhojë, Kosova pësoi: defaktorizim ndërkombëtar; rreth dhjetë çnjohje; Lavdrim Muhaxherët pushtuan lajmet botërore që Kosova prodhoi kryeterrorist islamik; Kosova mbeti i vetmi vend pa liberalizim; zyrtarët e lartë të Kosovës do ndjeken edhe për  gjoja krime lufte  kundër popullatës civile etj.

Ndërsa me përafrimin a futjen e Kosovës dhe Trojeve tjera Shqipëtare nën influencën turke, do na përsëritet historia e njejtë sikur na ndodhi në vitet 1878-1956. Ku humbëm Trojet tona dhe popullësinë tonë: sanxhakun e Nishit( mbi 750 fshatra), tërë Çamërinë; sanxhakun e Tregut të Ri.

Pastaj pas pushtimit serb, mbi 500.000 Shqipëtar të paraqitur a detyruar të paraqiten si turq e që u shpërngulën për Anadoll.

Dua të shpresojë në shpëtimin e vendit tonë nga neokolonializmi turk prej SHBA-së, në të kundërtën Kosova sërish do e paguaj shumë më shtrenjtë çmimin në dialogun final politik Kosovë-Serbi, sesa e pagoi me luftëtarët e huaj terrorist.

Në këtë rast Kosova do humb territor dhe popullësi; po aq sa Turqia do mund të integrohet në BE-pra do mbetet e izoluar kështu siç tani është; do defaktorizohet në aspektin ndërkombëtar dhe do shikohet si projekt i dështuar amerikan- por shpresa bazohet që asnjë projekt amerikan deri sot nuk ka dështu, por pas 30-50 vitesh ka fitu.

Fatmirësisht, SHBA ka filluar dëbimin dhe çlirimin e vendit tonë( Shqipërisë), nga kthetrat e neokolonializmit të Erdoganit. Fatkeqësisht politikanët e vendeve tona, nuk kanë bërë as hapin më të vogël në ndalimin e influencës dhe  neokolonializmit turk.

Andaj duke e pa, që institucionet tona janë stërmbushur me filoserb, filoislamik, filoturq dhe  vetëdeklarohen gjoja si pro Amerikan dhe pro-Europian, shpresojmë vetëm në  mbrojtjen e SHBA-së dhe  miqëve tonë nga BE. 

/ Autori eshte ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake/
    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)