17 Tetor 2021

Riorganizmi i modaliteteve të transportit i domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit

Shkruar nga EC Ma Ndryshe

Njëri prej burimeve kryesore të ndotjes së mjedisit përkatësisht ajrit në territorin e Kosovës është sektori i transportit. Institucionet përgjegjëse për mjedisin kanë bërë të ditur se transporti ndikon në cilësinë e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, posaçërisht në mjediset urbane, duke qenë se burimi i emisionit është afër vendbanimeve, me ç’rast ndoten: ajri, ujërat dhe toka. Madje ky rrezik me kalimin e viteve po vjen duke u shtuar për shkak të rritjes së numrit të automjeteve në transportin rrugor të vendit.

Një mendim të tillë e ndajnë edhe qytetarët e Prizrenit që janë anketuar rishtazi nga EC Ma Ndryshe, me ç’rast 56 për qind të 109 respondentëve kanë shprehur qëndrimin se ndotësi më i madh i ajrit në qytetin e tyre është trafiku.

EC Ma Ndryshe në raportin e titulluar “Gjendja mjedisore në Komunën e Prizrenit” (qershor 2020, https://ecmandryshe.org/repository/docs/200823152611_Gjendja_mjedisore_ne_Prizren1.pdf) ka bërë të ditur se transporti është përgjegjës për më shumë se dy të tretat e emetimit të oksideve të   azotit  (NOx)  dhe  me  rreth  10 për qind  të emetimit  të përgjithshëm  të ndotësve  tjerë.

Ndërkaq transporti  rrugor në  veçanti  vazhdon  të  përbëj  pjesën  më   të   konsiderueshme  të ndotësve kryesorë  të  ajrit (me përjashtim të oksideve të  sulfurit).

Përderisa emetimet nga  transporti  rrugor  janë kryesisht  lirime  të  gazrave  nga  djegia  e  karburanteve, emetimet  jo-shkarkimore  kontribuojnë poashtu  në lirimin  e  përbërjeve  organike  të paqëndrueshme  jo-metanore  (NMVOC)  nga  avullimi  i  karburanteve  si  dhe  grimcat  e pluhurit parësor (nga shpenzimi i gomave, frenave dhe abrazioni i rrugëve).

Sipas këtij hulumtimi në  Kosovë  emetimet e ndotjes nga automjetet janë rritur përgjatë viteve si pasojë e përdorimit të veturave të vjetra dhe përdorimit të tyre si mjeti kryesor për transport, ku numri i automjeteve të regjistruara nga viti 2011 deri në vitin 2019 ka shënuar rritje për 150,463 sosh.

Në këtë aspekt, vjetërsia  e  automjeteve  vazhdon  të jetë   problemi thelbësor në   emetimet  e ndotjes, pasi sipas Institutit GAP (https://veturat.institutigap.org/#vjetersia-e-veturave) mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite, ndërkohë që në Prizren në vitin 2016, kanë qenë të  regjistruara 27,057 vetura apo 8.47% të totalit të veturave në Kosovë.

Kësisoj, përdorimi i automjeteve (veturave) si alternativa parësore për transport mbetet një   komponentë problematike  në ciklin  e  ndotjes në Prizren.

Në një vlerësim të cilësisë së ajrit, të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës gjatë muajve mars-prill 2020 duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për të analizuar se si kanë ndikuar masat të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, theksohet se këto masa kanë rezultuar në rënie të qarkullimit rrugor dhe në dinamikën e disa aktiviteteve tjera ekonomike, të cilat kanë ndikuar që të ketë edhe rënie të ndotjes së ajrit për disa parametra e sidomos me parametra që ndërlidhen me transportin rrugor (burimi: http://www.ammk-rks.net/?page=1,7,550).

Ndërkohë, në hulumtimin e EC-it, “Siguria në trafik” (https://ecmandryshe.org/repository/docs/200902173657_SIGURIA_NE_TRAFIK.pdf), shumica e të anketuarve  ose  73% e tyre kanë deklaruar se asnjëherë nuk janë përfshirë si qytetarë në diskutime publike  lidhur me organizimin e trafikut në qytet.

Në të njëjtin hulumtim, një pjesë e qytetarëve janë shprehur se kanë filluar që si mjet transporti të përdorin biçikletat, por se shpesh duhet ta rikonsiderojnë këtë vendim shkaku i mungesës së shtigjeve për biçikleta, ku 55% të respondentëve kanë ngritur si çështje mungesën  e hapësirave  adekuate për ngasjen e biçikletave.

Ka 5 vjet që kjo organizatë ka prezantuar vizionimin e shtegut për çiklistë në qendër të Prizrenit (https://ecmandryshe.org/repository/docs/180618150535_Shtegu_per___iklist___Raporti__1_.pdf), por që kjo kërkesë e komunitetit ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë.

Për më shumë, edhe premtimet zgjedhore të paraqitura në vitin 2017, si: Ridizajnim i konceptit të trafikut urban me qëllim të reduktimit të shfrytëzimit të veturave, për çdo lagje dhe rajon të Komunës së Prizrenit, me kosto të përballueshme; dhe Riorganizimi i trafikut urban në rrethin e parë unazor dhe në qendrën historike, deri në fund të qershorit të këtij viti sipas matjes së Institutit GAP kanë mbetur në fazën fillestare (https://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/86/Mytaher%20Haskuka).

Bazuar në përgjigjet e Komunës, të ofruara për monitoruesit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, del se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar projektin e Auditimit dhe inspektimit të rrugëve në qytetin e Prizrenit, dhe se përveç planit të mobilitetit urban janë përgatitur termat e referencës, detyra projektuese dhe janë përcaktuar segmentet e rëndësishme te të cilat duhet të orientohet trafiku urban, derisa hapa tjerë përveç këtyre nuk janë ndërmarrë.  

Arsyet e mësipërme kanë shtyrë EC-in që ngjashëm si edhe më parë të rekomandojë hartimin e politikave të qëndrueshme urbane me gjithëpërfshirje përfshirë Planin e  Mobilitetit  të Qëndrueshëm  Urban, si një plan të integruar strategjik, që mundëson rimendimin dhe riorganizmin e modaliteteve të transportit urban.

Kjo për shkak se studime të ndryshme  kanë  treguar se qytetet që  kanë  një PMQU  të zbatueshëm,  brenda periudhave të shkurta kohore kanë parë përmirësim të gjendjes në mjedis, qoftë  duke krijuar zona me emetim të kufizuar të ndotësve apo duke zgjeruar rrjetin e çiklizmit në qytet.

Ky artikull është shkruar nga EC Ma Ndryshe, mbështetur nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism” që zbatohet nga Community Development Fund – CDF. Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura këtu nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të donatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2021 - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi voton në qendrën e votimit 1703C në Pejë ku me pas do të japë deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, ora 7:00)  

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi voton në Shkollën “Mustafë Venhari”. (Vushtrri, ora 8:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha voton në shkollën fillore "Bajram Curri". (Fshati Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës, ora 8:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci voton në Shkollën “Xhevë Lladrovci”, në fshatin Gllanasellë. (Fshati Gllanasellë në Drenas, ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, voton në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, në kryeqytet. (Shkolla 'Ismail Qemajli' në Prishtinë,  ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli voton në Shkollën e Mesme "Naim Frashëri", në Qendrën e Votimit 2201E/05d. (Shtime, ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Esat Raci voton në fshatin Jashanicë e Ulët, në Klinë. (Fshati Jashanicë e Ulët, ora 9:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, voton në Shkollën Fillore "Hasan Prishtina", në Qendrën e Votimit 1909 E. (Prishtinë, ora 9:45)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri voton në shkollën fillore “Nazmi Zhegrova”. (Fshati Stanoc i Poshtëm, ora 10:00)

- Familja Jashari dhe Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari në mënyrë të organizuar do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari", në Prekaz, pastaj do t’iu drejtohen kutive të votimit. (Prekaz, shkolla fillore "Ilir Lushtaku", në Prekaz të Poshtëm, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe voton në shkollën fillore “Martin Camaj”. (Gurrakoc, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza voton në Shkollën “Anton Zako Çajupi”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku voton në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë. (Shkolla Faik Konica, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj voton Shkollën e Mesme "Remzi Ademaj" në qendrën e votimit 2001A. (Prizren, ora 10:00)

- Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, do të votojë në fshatin Turjakë. (Shkolla “Fehmi Agani” në fshatin Turjakë, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala voton në shkollën fillore "Edit Durham". (Fshati Mushtishtë, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ali Nimanaj voton në Gjimnazin “Haxhi Zeka”. (Istog, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Hyzer Rizani voton në Shkollën Fillore “Katër Dëshmorët”, qendra 1326/02D. (Fshati Krojmir, ora 10:00)
     
- Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Ferizajt, znj. Sibel Halimi voton në Shkollën e mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini”. (Frizaj, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura voton në fshatin Qirez, në Skenderaj. (Fshati Qirez, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Bekim Azizi voton në Shkollën Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë, në Viti. (Fshati Smirë, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti voton në  shkollën fillore "7 Marsi", në fshatin Potorovc të Komunës së Lipjanit. (Fshati Potorovc, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Muhamed Kallaba voton në fshatin Roganë. (Kamenicë, ora 10:00)

- Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian Lukas Mandl jep detaje për procesin zgjedhor. (Fakulteti i Filologjisë, ora 10:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti voton në shkollën fillore "Ahmet Hajdari". (Fshati Begunc të Komunës së Vitisë, ora 10:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, voton në Shkollën "Xhelal Hajda". (Rahovec, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet lokale do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik. (Fakultetin Teknik në Prishtinë, ora 11:00)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të votojë në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”. (Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama voton në Fakultetin Ekonomik qendra 1913E. (Fakulteti ekonomik, ora 11:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj voton në fshatin Lubizhdë në Malishevë. (Fshashti Lubizhdë në Malishevë, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore "Abaz Ajeti". (Gjilan, ora 11:00)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, Ardiana Qorraj voton në Shkollën e mesme të ulët "Lidhja e Prizrenit", në Qendrën e votimit 0101X/04R. (Fshati Carrabreg i Ulët,  ora 11:00)

- Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, znj. Hyri Dobrunaj voton në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”. (Deçan, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni voton në shkollën fillore "Luigj Gurakuqi”. (Fshati Batllavë, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 11:30)  

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni voton në  shkollën fillore "Avdyl Frashëri". (Prizren, ora 11:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Podujevës, Floretë Zejnullahu, voton në Shkollë Fillore "Ali Ajeti”, në Qendrën e Votimit 1830e/01. (Fshati Lladofc në Podujevë, ora 11:30)

- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Arbënesha Kuqi, voton në Shkollën Fillore "Yll Morina". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri voton , në shkollën fillore "Lidhja e Prizrenit". (Pejë, ora 12:00)

- Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica”. (Shkolla 'Faik Konica' në Prishtinë, ora 12:00)

- Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian Lukas Mandl jep detaje për procesin zgjedhor. (Shkolla “Sveti Sava”, Mitrovicë Veriore, ora 13:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës Dr. Armend Agolli voton në shkollën fillore “Migjeni” në Tavnik. (Mitrovicë, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 15:30)

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në mbylljen e vendvotimeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së  për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 19:01)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katërt për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe mbylljen e vendvotimeve. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 19:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Selia qendrore e PDK-së, ora 19:30)