06 Tetor 2022

Qeveria e Albin Kurtit me përkushtim e bashkëpunim me Mërgatën Shqiptare

Shkruar nga Asllan Dibrani

Në gjithë  Kosovën  janë organizuar manifestime te ndryshme  për t`u dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, që kanë ardhur në vendlindje për të shuar mallin me familjet dhe të afërmit e tyre.

Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm gjithmonë , gjithçka që e kanë bërë e ka bërë në emër të përkushtimit për atdheun.

Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë!

Synimi i këtyre takimeve është   bashkërendimi i aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë diasporës shqiptare.

Diaspora ta ndihmojmë vendlindjen në të gjitha sferat,ku ka nevojë si dhe t´i koordinojmë takimet tona në mërgim me bashkëvendësit më vendlindje.

Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë.

Edhe tash e tutje ne diaspora shqiptarë duhet ta luajë rolin që i takon për t’u bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare edhe në fushën ekonomike.

T’i  rikujtojmë opinionit se diskriminimi qe iu bë shqiptarëve  nga ish pushtimi serb-sllav  në Kosovë pa dallim u detyruan të emigrojnë me miliona njerëz në tërë boten . Ata dolën te përndjekur  ,te leckosur e te diskriminuar. Ata iu kthyen bumerang ish Jugosllavisë  me aktivitete të mëdha  politike.

Ata  nga punëtor  krahu edhe me çekan në dorë sot u shndërruan  në biznesmen, intelektual ,ekspert të  gjitha fushave te ndryshme, qe kanë bërë  emër në politikë, arsim , letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi etj.

Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve!

Ata sot kane  hapur biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme  ne shtetet  ndryshme  të botës.

Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve, që përfundoi me Pavarësinë e shtetit shqiptar para 100 vjetësh.

Ajo u bë prapë faktori vendimtar i lëvizjeve liridashëse për pavarësinë e dytë-Pavarësinë e shtetit të Kosovë.

Qeveria aktuale  e Albin Kurtit është joshëse  dhe  tërheqëse  për Mërgatën Shqiptare!
 
Pas shume  vitesh  përbuzje ,anashkalim ofendime  dhe nënçmime nga qeveritë paraprake, Qeveria aktuale  e Albin Kurtit është joshëse  dhe  tërheqëse  me sinjale te ngrohta  qe t’i  afrohen atëdheut kontribute te mëtutjeshme  në fushën ekonomike nga Mërgata.

Janë hapur fonde  te ndryshme  te Mërgatës u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit  ne zhvillimin ekonomik.  

Tërë angazhimin e tyre e bënë kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale, por presim dhe sugjerojmë qe tani  e tutje këto iniciativa te mos mbesin personale, por te përligjen dhe te kthehen ne organizim kolektiv e institucional  në mbrojtjen  e kapitalit të tyre me ligj.

Fluksi i mërgatës drejt atdheut  institucionet e Kosovës i gjeti  me gatishmëri!

Ne saje te këtyre aktiviteteve  fluksi i mërgatës drejt atdheut , institucionet e Kosovës i gjeti  me gatishmëri për ti pritur  dhe uruar mirëseardhje , në tubime anembanë Kosovës  duku u takuar me ta .Duke biseduar  dhe shkëmbyer ide  e projekte të  reja.

Organizator të këtij tubimi ishin  Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqi.

Një zëri Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqit,theksoi se mërgata e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë dhe përkushtimin për vendin, së fundmi me përfshirjen e tyre në ndryshimin e madh të qeverisjes, dhe po ashtu vullnetin e shprehur që përkundër krizave globale kur godasin ato, mërgata kontribuon që ekonomia e vendit të gjallërojë në vazhdimësi.

Ata përmendën  edhe faktin që gjatë qeverisjes aktuale Ministria e Drejtësisë po angazhohet në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, po edhe në favorizimin  e investimeve nga Mërgata.

Shumë aktivitete të organizuara nga institucionet për mërgatën, si Karvani i diasporës u bënë takimet në Kuvend, takimet nëpër ministri e mjedise publike, takimet në ngjarje kulturore koncerte  etj.

As kryeministri Albin Kurti përkundër një agjende  të ngjeshur ndërkombëtare  e posaçërisht edhe për Kosovën ,ai gjeti kohen t’i takoj mërgimtarët  t’u uroj mirëseardhje  me sugjerime bashkëpunimi. “

Në fund, takimi u shoqërua me një koktej për të bashkëbiseduar më shumë me njëri-tjetrin.

Të pranishmit nga mërgata vizituan edhe zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe ambientet ku punon kabineti i Ministres.

Përbuzjet, ofendimet dhe anashkalimi i Mërgatës  shqiptare nga qeveritë paraprake ,  po shndërrohen në dashuri  e bashkëpunim me qeverinë aktuale të Albin Kurtiti!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)