18 Gusht 2022

Një pjesë e gazetarisë dhe shoqërisë civile e “mbytur” me joshje e benefite

Shkruar nga Zejdush Kastrati
 
Nëse asgjë nuk ka ba Qeveria Kurti 2 deri me tash, ia hjeki kapuqin që ia ka ndal tagjinë shumicës së mediave e gazetarucëve të cilat në të kaluaren bënin biznes në emër të informimit “të drejt” duke hapur portale e TV sikur kepurdhat pas shiut …”!

Zaten një pjesë e madhe e gazetarisë dhe shoqërisë civile është “mbytur” në Kosovë me joshje e benefite, por, vardisjet për tu kthy në “lojë” serish janë evidente, andaj kam dyshimet se edhe kjo qeveri do zhytet në skenare edhe me te pistë në raport me këto dy segmente që duhet të  jenë promotore kyç në demokratizimin e shoqerisë dhe fuqizimit të shtetit!

Por, mos u befasoni edhe nëse kjo ndodh sepse premtimet edhe të kësaj qeverie kishin qenë retorike e puro populizem dhe me te drejt zhgenjimet janë evidente sa i përket edhe transparences  e komunikimit me publikun!

Po e ripostoj ketë shkrim të publikuar me 14 prill 2022 dhe po i bej apel ministrës të mos hezitoj por te njoftoj opinionin me kontraten qe ka në dorë (siç po deklaron)?

Nëse jeni për me luftu të keqen e me promovu vlera e transparencë në qeverisjen e juaj, e nderuara ministre, mos folni koluarëve e skutave të Kuvendit si dhe vende tjera, por publikoni dokumentin per marreveshjen afer 500 mijë euro që keni hasur mes një mediumi dhe Ministrisë që ju drejtoni tani, dhe që keni stopu, posa keni marr postin?

 Leni llafet e qitni faktet nëse i keni,  perndryshe z ministre,jeni pjese e nje “lufte speciale”,shume te demshme per institucionin qe ju drejtoni e per te luftuar te keqen …!

Lista e disa mediave e portaleve qe nuk ua kemi dëgjuar kurr emrin e kane qenë perfitues  për çdo muaj, në emër te “informimit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)