28 Mars 2024

Në Gjykatën e Hagës po gjykohet bishti i problemit e jo koka e tij

Shkruar nga Hysni Aliu

Lexuesit e mi, besoj që e dinë, që unë shkruaj për temat që më prekin në zemër dhe ajo ndodhë kur preket në dinjitetin e njeriut dhe interesin e shtetit tonë apo kombit shqiptarë.  

Kësaj here po dua të shkruaj për procesin e gjykimit të krerëve të organizatës së veteranëve të luftës së UQK -së.

E kam përcjell herë pas here atë gjykim, në sekuenca të shkurtra, atëherë kur koha ma lejon, por çdoherë kam pas një ndjenjë të keqe gjatë përcjelljes së këtyre seancave, si ndaj Hysni Gucatit e po ashtu edhe ndaj Nasim Haradinajt.  

Në opinionin tim dhe nga aspekti i ndjenjave, ky gjykim është i padrejtë dhe gjykim që prekë rëndë në dinjitetin e këtyre njerëzve që po gjykohen.

Është i padrejtë, sepse po gjykohet bishti i problemit e jo koka e tij. Po them kështu, sepse as Nasim Haradinaj e as Hysni Gucati, nuk kanë shkuar në Hagë për të kontrabanduar dokumentet strikt sekrete të gjykatës speciale, por atë e kanë bërë,  për mendimin tim,  ata që planifikonin  ndryshimin e kufijve në Ballkan, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal i Zi e vendet fqinjë të Rusisë, së paku unë kështu besoj, sepse kështu më thotë mendja ime që bazohet në një logjikë të shëndoshë.

Do të kishte  deri diku kuptim, nëse së bashku me ta do të ulej edhe dikush që ka bërë tradhtinë më të tmerrshme të mundshme  ndaj vetë institucionit ku ka punuar apo me të cilin ka bashkëpunuar, duke nxjerr dokumente me paketa, për të ua dërguar pastaj atyre  që do të akuzoheshin nga kjo gjykatë.  

Në vend që gjykata speciale të niste një hulumtim të thellë për atë se si ju rrodhën dëshmitë e tyre në opinion, këta dorën e drejtuan kah ata të cilëve këto dokumente ju servuan si të gatshme.

Kësaj i thonë, kur s’ke qa i bon kalit i sjell samarit. Këto seanca po prekin në dinjitetin e këtyre njerëzve, që luftuan për lirinë e popullit, sepse mënyra se si po intervistohen  është shumë tendencioze, dhe nga aspekti njerëzor, në gjykimin tim është duke u përdorur një dhunë psikologjike ndaj tyre.

E përcolla sot një pjesë të seancës së Nasim Haradinajt, po ashtu edhe dje, dhe aty vërejta, një largim të fokusit nga çështja që po shqyrtohet, duke bërë pyetje që nuk kishin fare lidhje me aktakuzën që është ngritur.

Detyrimi i një luftëtari të lirisë që të deklarohet për deklaratat e të tjerëve  duke mos i dhënë mundësinë për mos përgjigje, e konsideroj si një dhunë psikologjike, së paku unë e ndjeva ashtu dhe unë u ndjeva ashtu edhe pse, as se njoh as se di asnjërin prej tyre, përveç që i kam pa nëpërmes medieve.

Sot, Nasim Haradinaj nënshtrohej, përulej dhe dhunohej duke mos i lënë asnjë mundësi  të zgjedh atë që dëshiron ta thotë apo që ja thotë zemra e vetë. Atij, sot ju përul dinjiteti dhe krenaria.  

Nuk bënë me veprua kështu vetëm se mundeni. Unë besoj shumë, që ta detyrosh një luftëtar lirie që për fajin e tjetërkujt të derdh lot në gjykatë, është jo njerëzore, dhe nuk përkon me demokracinë të cilës njerëzit e gjykatës speciale i takojnë.

 Lotët e tyre janë edhe lotët tanë, dhimbja e zemrës së tyre është dhimbje e zemrës tonë. Është pothuajse njëjtë sikur për konfliktin Ukrainë Rusi të shkoni e të bashkëpunoni me Rusinë, për ta dënuar Ukrainën, për gjëra që lidhen me atë konflikt.

Nuk jam jurist, por logjika ima ma thotë, që burimi i informimit duhet të jetë i sigurt dhe i besueshëm, parasë një gjykatë ta merr për bazë atë burim.

Armiku kurrë s’mundet me qenë burim i sigurt informate.  Unë e kisha lutë gjykatën speciale që të ndërrojnë strategjinë e këtyre gjykimeve, duke sjellë njerëzi e jo dhunë psikologjike në një institucion që duhet ta meriton të jetë i respektuar.

Më të paktën që mundeni të bëni zyrtare të nderuar, është të keni njerëzi, dhe mos të ja cenoni dinjitetin askujt që ulet para jush. Ata janë të pafajshëm gjersa gjykata të vërteton të kundërtën.

Një sjellje e tillë, është toksike për njerëzit  që e shohin në media, andaj nëse nuk mundeni ta ndryshoni  mënyrën e punës, sepse rregullat po ua kërkuakan  këtë mënyrë të vepruarit, atëherë së paku, mos i publikoni seancat në media, sepse shkaktojnë dhimbje tek popullata e rëndomtë, shkaktojnë dëshpërim edhe neveri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)