28 Mars 2024

Në Ballkan ka drejtësi të dhelprës

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Nuk dua ta humbim mundësinë e Kosovës në aktualitetin e sotëm politik nuk i duhen arratitë politike karshi botës, nuk i duhet politika e veshur me petkun e folklorit, nuk i duhen as demonizimet e polarizimet.

Nuk i duhet as të humb kohën e mundin ta gjejë se kush është fitimtar e kush është humbësi në proceset që po e presin. I duhet bashkimi i të gjithë potencialit politik e intelektual, për të aritur maksimalen.

Ndryshe humbim mundësin e do meremi me pasojat. Zakonisht kështu ndodh kur nuk e bëjmë veprimin e duhur në kohën e duhur

Drejtësia e Dhelprës në rajon! Një fjalë e urtë thotë: "Të dobtit e fillojnë problemin, të fuqishmit e luftojnë, ndërsa dinakët përfitojnë nga problemi!" Dikush në këtë mes është dinak!dhe e do përfitimin, të fuqishmit e hargjuan vizionin dhe po heshtin, të dobtit e kryen misionin e tyre.

Sa shpejt u harruan vuajtjet e këtij populli për të ardhur tek liria, u harrua lufta çlirimtare, vlera e saj dhe u mbush Kosova me dinakë ngjyrash të ndryshme, të veshur edhe me petkun partiak! Gënjeshtra e përsëritur dhe mashtrimet të shndërruara në zakon apo virtyt të politikës karshi luftës për çlirim të Kosovës vërtet la gjurmë, madje Kosova vazhdon të bartë pasoja edhe në ditën e sotme nga politika e tillë.

Gjykata Speciale, padyshim është njëra nga produktet e këtij mashtrimi të madh, ku i tërë sistem i sigurisë serbe e ruse i ndihmuar edhe nga ca shqiptar u angazhua që gënjeshtrën ta shëndroj në një të vërtetë duke e përsëritur vazhdimisht, dhe u paraqitur si viktimë e agresionit të vetë.

Duhet kuptuar një gjë Sa më i lartë të jetë gjahu në UÇK- në, aq më i suksesshëm do të jetë viktimizimi i agresorit( Sërbisë). Dy kauzat janë të qarta. Mesi nuk gjindet! Në ne është të vendosim cilës ti shërbejmë!

Në Ballkan ka drejtësi të dhelprës! Në Ballkan në raport me krimet e luftës së fundit nuk ka drejtësi andaj edhe s'ka paqe të qëndrueshme. Ka drejtësi të dhelprës , apo të animit andej nga është fuqia! Disa Ende po na folin me gjuhën e djemve politik të Millosheviqit!

Perendim: Ne po të flasim me gjuhën e Skenderbeut, gjuhën e Nënës Tereze, gjuhën e Adem Jasharit, gjuhën e Majlinda Kelmendit, të Rita Orës, të Era Istrefit, Dua Lipës, Granitit e Xherdanit,Rashicës..... etj, e ju po vazhdoni të na flisni me gjuhën e djemve politikë të kryekriminelit Millosheviq dhe antidemokratit Putin. Ne këtë gjuhë vështirë e kuptojm.

Porosi e vogël për politikën e vendit tim! Kosovë - Ferizaj viti 1999 Bill Klinton: "Ne e fituam luftën, por vetëm ju mund ta fitoni paqen" Kjo porosi e thënë nga Bill Klinton në Palestrën e Sporteve në Ferizaj para mijëra qytetarve, për politikën në Kosovë bukur e vështirë për t'u realizuar.

Paqen vetëm ne e fitojmë apo edhe e humbim. Paqen e fitojm me unitet, vizion, racionalitet e asesi me zhurmë ,folklorizëm e protagonizëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)