30 Shtator 2022

Mirënjohje nga mërgata shqiptare Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës

Shkruar nga Luan Asllan Dibrani

Pikërisht mos respektimi i ligjit dhe rregullave nga zonja  Daka është rezultat i këtij shkarkimi, KQZ- ja vetëm e vetëm që të ua vështirësoj apo pamundësoj mërgimtarëve të drejtën kushtetuese të votës.

- Shumë mërgimtarë u detyruan të paguajnë shuma të larta (100€ - 300€ por edhe më shumë) në shërbime postare vetëm që të gëzojnë të drejtën e tyre të votës. E ndërkohë gati 2/3 e votave nga diaspora u refuzuan nga KQZ-ja pa kurrfarë  arsye!!!

Si shkelje  e të drejtës qytetare  na u mohua  e drejta  e votës edhe se erdhëm në Kosovë me mijëra njerëzve si pretekst vonesës për një ditë.

I japim mirënjohje  Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdet  Dakes,  si abuzuese e mbi 150.000 votave të diasporës  kosovare  qe i  hodhi në koshin e plehrave, prandaj për këtë  u vet ndëshkua  me shkeljen ligjit.

Tortura  fizike dhe morale  e KQZ-së ne krye me Valdet e Daken  i detyroishin qe të qëndrojnë në shtëpi ose online duke pritur  thirrjet  në telefon gjë qe ishte skandaloze dhe absurde  vetëm  e vetëm qe ta pengojnë  ndryshimin  ashtu siç edhe ndodh me 14 shkurt?

Presidentja Osmani ka vepruar sipas ligjit  duke  e pa  se “Kryesuesja e KQZ-së, me veprimet e saj, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”  duke i dhen  nuanca të njëanshme partiake!

KQZ-ja ka nevojë për kryetar të ri që e respekton në përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kjo na i dogji jo miliona euro për dërgimin me Postë  te votave siç cekëm më lartë dhe nuk  lejuan te votojmë nëpër Ambasada e zyre shtetërore të Kosovës nëpër botë.

Ata qe i përbuzin Mërgimtarët tone gjithmonë duhet te ndëshkohen sepse Mërgata është dhe ka qene promotor i zhvillimeve  politike dhe  ekonomike të Kosovës gjatë gjithë historisë.

Mos te harrojmë  pra se i harxhuam me  miliona euro në kohë pandemie  me ndikimin e saj politik në zgjedhjet e fundit!

Drejtësisë dhe Shtetit më në fund  erdhën në vend .Po  ndjenjat  tona brenda shtetit po edhe jashtë  në  Diasporë  zor se do te riparohen  se ka lënë plagë të renda duke na kushtëzuar e duke na dhunuar psikikisht më tepër se çdo armik i mundshëm!!!

Vendimi i zonjes Vjosa Osmanit është  me vend po pak i vonuar populli

dha çmimin e saj jashtë institucioneve te Kosovës prandaj ekzekutore u detyruar te jete Vjosa Osmani!Ka akoma ne atë KQZ zëra tjerë qe duhet të largohen sa më parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30