30 Shtator 2022

Memorial për të gjithë Jasharajt e flijuar me 5, 6 dhe 7 mars ‘98

Shkruar nga Arianit Bytyçi

Kosova dhe Prishtina si kryeqytet i saj duhet ta ketë monumentin e familjes heroike Jashari të Prekazit.

Pra, monumenti që do të përfshinte mes tjerash edhe shtatoret, përveç që do të prezentonte figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, duhet të jetë një monument gjithpërfshirës, ku duhet të prezentohet flijimi i të gjithë familjarëve të komandantit legjendar, anetarë tjërë të familjes Jashari dhe bashkeluftetarëve tjerë të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.

Madhështia e Epopesë së Jasharajve qëndron pikërisht në faktin se në këtë epope kane rënë heroikisht 3 gjenerata të familjes së komandantit Adem Jashari: ka rënë heroikisht komandanti, vëllau i tij, babai e nëna, fëmijët e tij e të vëllezërve te tij, daja, kanë rënë prindërt e luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, Musa e Sahit Jashari dhe bashkeluftetaret tjere te Prekazit e te Drenices.

Prandaj, duhet te kete monument të të gjithe Jasharajve të flijuar për lirinë e Kosovës. Ky monumet gjithpërfshirës që prezenton sakrificën dhe flijimin e të gjithë Jasharajve të rënë në Epopenë e UÇK-së, e madhështon lavdinë e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Për të realizuar këtë monument të Epopesë së UÇK-së, të Epopesë së Jasharajve, duhet të ketë qasje të integruar ndërinstitucionale, ku duhet të përfshihen përmes një komision ndërinstitucional këto institucione:

- Qeveria e Kosovës (përmes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës)

- Kuvendi i Kosovës (përmes Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale)
- Komuna e Prishtinës (përmes Drejtorisë së Kulturës, Drejtorisë së Planifikimit dhe asaj të Urbanizmit)

- Familja Jasharaj nga Prekazi

- Shoqatat e dala nga lufta;

Ky grup ndërinstitucional pas analizave dhe diskutimeve edhe me publikun, do të duhej të përzgjidhte një lokacion adekuat reprezentativ për projektimin dhe ndërtimin e Monumentit të Epopesë së UCĶ-se, pra Epopesë së Jasharajve të Prekazit, ku do të mund të prezentohej në mënyrë të dinjitetshme flijimi heroik i gjithë familjes Jashari.

Në këtë kuadër, grupi teknik profesional që do të duhej të rridhte nga komisioni ndërinstitucional do të angazhohej për përgatitjen e një detyre projektuese të mirëfilltë, që do t’i paraprinte shpalljes së një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës.

Detyra projektuese do të duhej të paraqiste objektiva dhe parime bashkëkohore të arkitekturës, skulpturës, të artit e të arkitekturës së peisazhit, në mënyrë që monumenti i Jasharajve, i komandantit Adem Jashari, familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë në mars të vitit 1998, të ketë identitet origjinal, të ketë përmbajtje, të ketë mesazh dhe të jetë ikonë - "landmark" arkitektonik i Prishtinës e i Kosovës.

Vetëm me këtë qasje serioze institucionale do të mund të inkurajonim pjesëmarrjen e mendjeve më të ndritura të arkitekturës dhe skulpturës botërore dhe vendore dhe në këtë mënyrë do të arrinim të realizonim një monument të denjë të lirisë së Kosovës, që do të prezentonte në mënyrën më të mirë sakrificën dhe flijimin unik të familjes Jashari të Prekazit për lirinë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30