09 Dhjetor 2022

Liria nga ngathtësia e vetkrijuar

Shkruar nga Faton Bislimi
 
Zhvillimet e fundit politike në lidhje me procesin e dialogut Kosovë - Serbi po intensifikohen ngase edhe dinamika e zhvillimeve gjeopolitike globale po rritet e vitin tjeter veçse fillon të rrahet tupani i zgjedhjeve të rradhës në SHBA.

Ky është momentum që neve na duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht për të mirën e shtetit e kombit duke lënë anash çfarëdo interesi e misioni tjetër politik a partiak.

Këto janë momente kruciale për përcaktimin strategjik të ecjes sonë drejtë së ardhmes krah për krah me kombet e lira e miqët tanë historik.

Rreth 100 miliard dollarë është pakoja që pretendon Serbia të përfitojë nga bashkësia ndërkombëtare për nënshkrimin e marrēveshjes finale e gjithëpërfshirëse me Kosovën!

Ky pretendim do të duhej, nga Kosova, tē shfrytëzohej për pozicionim më të fortë negociues, apo të paktën për të mos lënduar funksionalizimin e shtetësisë së vet me asociacionin e komunave serbe!

Dihet botërisht se Serbia s'do pranojë asnjë model asociacioni që nuk përmbushë apetitet gllabëruese të Beogradit ndaj Kosovës, por po aq botërisht tanimë dihet edhe qëndrimi amerikan se ky asociacion s'mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe as të krijojë një nivel të ri qeverisës në Kosovë.

Republika e Kosovës dhe pavarēsia e saj e cila sipas mendimit të intelektualëve serbë ishte cilësuar si "guri i varur në qafë" për Serbinë, po kthehet në aset të perfitimit finaciar që do të bënte ekonominë serbe më të fortën nē rajon.

Diplomacia e jonë në veçanti, e qeveria në përgjithësi, por edhe krejt klasa jonë politike do të ishte mirē të kërkojnē mirëkuptim nga SHBA dhe miqtë evropianë, që përpos finalizimit të marrëveshjes politike finale e gjithëpërfshirëse me Serbinë, Kosova po ashtu të jetë pērfituese e një pakoje finaciare ngase një shkëputje kaq e fuqishme ekonomike e Sërbisë, pa paguar dëmet e luftës dhe borxhet tjera ndaj Kosovës si rezultat i një secesioni të parealizuar siç duhet, do ta bëntë Kosovën edhe në të ardhmen të jëtë e neokolonizuar ekonomikisht si treg i varur në vazhdimësi nga mallërat dhe ekonomia serbe!

Natyrisht, edhe Tirana zyrtare këtë proces do të duhej ta shihte më të afërt dhe më inkluziv në raport me zhvilimet në rajon. Një ngritje e hovshme ekonomike e Kosovës sjellë benefite rrjedhëse dhe të drejtpërdrejta edhe për Shqipërinë.

Beteja e Shqipërisë duhet të bartet në garën e zhvillimit ekonomik. Shqipēria duhet ta kërkojë hisen e vete në këto zhvillime dinamike ndërkombëtare e rajonale.

Duke pasë parasysh rolin kontruktiv e totalisht pro-perëndimor të Shqipërisë në raport me zhvillimet e fundit gjeopolitike, antarësimi në BE duhet të kërkohet që të ndodhë më parë se ai i Sërbisë (shtetit të vetëm kandidat për anëtarësim në BE e që ende mbetet aleat i palëkundur i Rusisë).

Asnjë 'plan' e 'model' zgjidhjeje eventuale për cështjen e asociacionit në dialogun Kosovë-Serbi që ia jep kësaj të fundit anëtarësimin në BE si 'hedije' nuk i shërben as Kosovës e as rajonit në aspektin e ndërtimit të paqës afatgjate.

Prandaj, edhe diplomacia shqiptare, duhet të shkaktojë rolin e saj nē rajon; ajo duhet ta marrë (deri tashti nuk e ka bërë) rolin e saj shumë më seriozisht edhe karshi diplomacisë serbe sidomos në ato forume ku Kosova ende s'është prezente. Një kauzë e gatshme dhe e drejtë është edhe Lugina e Preshevës.

Realisht, çështja e Luginës së Preshevës është karta më e fuqishme e Kosovës karshi një asociacioni që po kërkohet me ngulm nga Serbia dhe kauza më legjitime për të nxjerrë avantgarde diplomacinë e Shqipërisë karshi asaj të Serbisë në rajon dhe gjetkë.

Për të arritur atë që duam, duhet marrë atë që na takon. Askush s'na falë asgjë, aq më pak në politikë! Historikisht, ne jemi kurthëruar vetvetiu në një ngathtësi të pashpjegueshme, dhe atë shpeshëherë në momentume kruciale.

Jemi knaqë me më të paktën të arritëshme, duke lënë për tjetërherë më të shumtën të dëshirueshme. E tash tjetërherë është sot, ngase nesër do jetë vonë.

Neve na duhet të lirohemi nga ngathtësia e vetkrijuar sot që nesër të përfitojmë atë që na takon dhe atë që dëshirojmë si komb!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2022 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit për Projektligjin Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media, ku do të publikohet raporti me titull “Qeverisja me duar të pastërta”, raport ky mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” në shënim e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëbisedon me studentët e Kolegjit AAB për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (Kolegji AAB, ora 10:30)

- Rreth 60 punëtor teknik dhe ata te sigurimit fizik qe punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare disa shkolla te Prishtinës  do te protestojnë me kërkesën për rritje të pagave. (Para komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon Kuvendin Zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës në nivel vendi. (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në një tryezë me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restaurantin "Va Piano", ora 15:00)

- Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor për të ndarë së bashku kujtime të bukura e të pashlyeshme për të. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen e filmit "Zgjoi". (Kino Armata, ora 17:00)