07 Dhjetor 2021

Kanceri i gjirit dhe masat preventive

Shkruar nga Dr. Sc. Vildana Goga-Çmega

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, pastaj mund të përhapen në të gjithë trupin.

Kanceri i gjirit është sëmundje në rritje, që prek grate e të gjitha moshave, 1 në 8 gra do semuret nga kanceri i gjirit gjatë jetës së vet.

Kanceri i gjirit te femrat ka tejkaluar kancerin e mushkërive si kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar, me rreth 2.3 milion raste të reja në vit, dhe me një vdekshmeri prej 650.000 rasteve në vit.

Aktualisht janë 7.8 milion raste të diagnostikuara nga kanceri i gjirit në 5 vitet e fundit e që janë në jete.

Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dimë se disa  faktorë dukën se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

Ekzistojnë faktorët gjenetikë në paraqitjen e kancerit të gjirit, dhe pikerisht janë dy gjene që janë fajësuar për kancerin e gjirit, BRCA1, BRCA2. Këto janë gjene, që në të njëjtën kohë rrisin incidencën edhe për patologjinë e kancerit të vezores.

Faktor risku tjetër është obeziteti, pirja e alkoolit, duhanit, abortet, përdorimi i kontraceptivëve oralë, lindja në moshë të madhe. Po ashtu, ardhja e ciklit në moshë shumë të hershme është një tjetër faktor risku. Ndërkohë, shtatzënia në rastin e kancerit të gjirit është faktor mbrojtës.

Rreth 1/3 e rasteve me kancer të gjirit mund të prevenohën dukë ndërmarre masa të më hershme për stil jetë të shëndetshem, jetë aktive me ecje apo palestrim deri në 4 ore në jave, ushqimit me shumë peme, perime, fibra,vajra të mira, të gjitha të konsumuara në sasi dhe kohë të duhur.

POR, KUJDES!

 Rreth 70% e rasteve të Kancerit të Gjirit ndodh tek gratë,të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri!

Nga ana klinike kanceri ndahet në
-formen  nodulare
-inflamatore
-kanceri i majes se gjirit

Mirepo është diagnoza histologjike që përcakton me sakte tipin,llojin dhe origjinën e kancerit.

Kryesisht kanceri i gjirit zbulohet në menyrë të rastësishme, prekje të një gunge në gji apo në nën sqetull, gjatë larjes, dhimbja si dhe ndryshimin në ngjyrën e lekurës së gjirit.

Nga shënjat tjera mund të jenë edhe:rrjedhje të gjirit që nuk është qumesht por lëng hemoragjik, jashtë periudhes së gjidhenies si dhe në menopauz, tërheqje e majes së gjirit, ulçeracioni saj,si dhe pezmatimi i tërë gjirit dukë marr pamjen e lëkures së portokallit.

Tri janë metodat e luftës kundër kancerit të gjirit:
 1. Parandalimi,
 2. Zbulimi i hershem, ku hyjnë metodat për zbulim të hershem ( vetekontrolli,ekzaminimi klinik), dhe metodat imazherike( Ekografia e gjirit dhe Mamografia)

Në rast të nevojes egzistojnë metoda më të avancuara ndër të cilat është edhe Rezonanca Magnetike e gjirit.

 3. Trajtimi i duhur dhe specifik onkologjik

Metodat e trajtimit janë:
1. Kirurgjikale
2. Kimioterapia
3. Radioterapia
4. Hormonoterapia
5. Terapia biologjike
6. Paliative

Format e trajtimit me kimioterapi janë:

A. Kimioterapia neoadjuvante: kur përdoret si trajtim fillestare sistemik që bën të mundur me pas trajtimin lokal te kancerit.

Kimioterapia neoadjuvante përpiqet të reduktoje masën kanceroze tek sëmundjet e lokalizuara por që janë të avancuara

B. Kimioterapia adjuvante: ka për qellim të shkatrroje qelizat mikroskopike të mbetuara  pas trajtimit kirurgjikal apo pas RT.

C. Kimioterapia paliative: që jepet për të lehtesuar simptomat e sëmundjes pa pritur që te jap reduktim të mases kanceroze.

Sfide për kancerin e gjirit mbetët parandalimi dhe promovimi i një jete sa më të shëndetshme.

Programet për depistim të hershëm ende nuk kajne shtrirje të mjaftueshme, për shkak kostos dhe veshtirësive në qasje.

Andaj, çdo paraqitje tek mjeku në mënyrë individuale nga vetëdija e lartë shëndetsore e secilës grua për vizita periodike, sipas rekomandimeve të OBSh-se për zbulimi te hershëm, është shpëtim jete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)