05 Dhjetor 2022

Ja si funksionon pajisja e rendesishme e cila monitoron vleren e oksigjenit ne gjakun e pacientit te infektuar me Covid-19

Shkruar nga Ermand Mertenika

Covid -19 Corona i kthyer në një pandemi e cila globalisht po shkakton dëme të medha jetësh njerëzore dhe recession të thelluar ekonomik me sa duket gradualisht aktiviteti I tij po dekrementohet , meritë kjo e së cilës konsiderohet “Imuniteti i Tufes” pra ky gur kilometrik cili po kalohet gradualisht dhe kuptohet Vaksina eshte  finalizimi e cila do të ndërpresë zinxhirin Covid.

Sic e kemi përmëndur shpesh herë,  të vetmet aparatura  të cilët  diagnostikojnë pacientët me Covid-19 janë pajisjet monitoruse, pajisjet oksigjeno-terapeutike dhe Ventilatoret e Reanimacionit (Respiratorët).

Në këtë periudhe pandemie të gjithë  qytetarët janë  të këshilluar   të monitorojnë nivelin e oksigjenit të tyrë në gjak pasi kjo është indikatori më I rëndësishem për  të kapur në kohë progresivitetin e covid-19tës në mushkeritë tona.

Oksimetri Dixhital ështe një  pajisje  e vogël e cila monitoron nivelin e oksigjenit në gjak.

Por si funsionon kjo pajisje e vogël e cila monitoron oksigjenin tone ne gjak dhe perse është një  indicator vigjilent ndaj  covid-19 për ta trajtuar në castin e duhur.

Oksimetri dixhital është  I  përbërë  nga  dy  llamba (diode) LED ku njëra diodë  është   me ngjyrë të kuqe dhe  tjetra është me Infra-të kuqe (IR Diode)  dhe gjithashtu kjo  pajisje përmban dhe 2 sensorë të cilët monitorojnë  valët  (driten e ketyre dy diodave).

Pajisja eshte e keshillueshme te vendoset ne gishtin tregues e sygjeruar ne krahun e majte  pikerisht ne anen kardiake (krahu I zemres)

Ne rast se kemi vendosur gishtin ne kete pajisje atehere  te dy  llambat (diodat) do aktivizohen  ne menyre manuale  ose automatike.

Gjaku I cili eshte i pasur me oksigjen perthith drite  e llambes  Infra-te kuqe )  ndersa gjaku I cili nuk eshte pasur me oksigjen perthith drite  e  llambes se kuqe.

Pikerisht diferenca ose raporti midis ketyre  ty vlerave te perftuara nga gjaku  pasur me oksigjeni dhe gjaku jo I pasur me oksigjen  perfton vleren e percaktuar te sasise se oksigjenit ne gjak.

Vlera normale e oksigjenit ne gjak duhet te jete nga 94% - 100%.

Nqs kemi nje renie  te vleres se oksigjenit ne gjak  nen vleren minimale 94% dhe nqs vlera vazhdon te jete e ulet per nje kohe relativisht te gjate atehere duhen marre masa.

Oksimetri Dixhital eshte shume  I rendesishem ne kete moment pandemie  por  njekohesisht shkakton stress  tek qytetaret pasi ata jane te predispozuar ta masin shpesh vleren e tyre te oksigjenit ne gjak.

Dua tu jap nje mesazh te gjithe qytetareve:

Nuk duhet te shqetesohen dhe duhen te evitojne matjen ne menyre te shpeshjte me oksimeter pasi emocionet shkaktojne stress dhe stresi eshte semundja adicionale me e demshme se semundjet e tjera.
 
-Respektoni rregullat e distances

-Disinfektoni duart hera heres

-Mbani masken FFP1 ne ambiente te ngarkuara me qytetare.

Keto jane masat parandaluese ndaj Covid-19

/Autori eshte Inxhinieri Bio-Mjeksor (Inxhinieri i Respiratoreve)/


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje. (Hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)            


- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 16:30)