01 Dhjetor 2022

Është keqkuptuar liria

Shkruar nga Besim Xani

Shkolla bihevioriste thotë se sjellja njerëzore është nën diktatin e ambientit, pra sjelljet tona janë ato që edukojnë tjetrin.

Dikur nëpër ambientet tona kultivohej muzika popullore pa asnjë fjali të ndyrë ku s’kishte asgjë jashtë konvencave të komunikimit normal gojor dhe kjo shërbente si model se si të krijohej një familje e shëndetshme bashkëshortore, por tani kjo gati ka mbetur vetëm si relikt, ngase brezi i ri as që di që ekziston ky lloj arti që e ka kultivuar populli ynë; kujtojeni edhe folklorin tonë të kënduar edhe nëpër oda, ato këngë lindën heronjtë tanë, u bënë frymëzim për brezin e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ndër vlerat më sublime të kombit tonë që nga Skenderbeu e deri në ditët tona.

Ky lloj arti na edukonte, kurse tash këngëtarët e rrugëve (reperat) në tekstet e tyre ka aq fjalë të ndyra, që tejkalojnë ato konvencat e edukimit qytetar e njerëzor, më parë ne jemi përjashtuar nga shkolla për një fjalë të ndyrë, kurse tash ky lloj komunikimi është shndërruar gati-gati në konvencë normale dhe është bërë edukatë e zakonshme për të rinjtë tanë.

Kësaj i ndihmojnë me të madhe edhe disa medie dhe televizione komerciale, të cilat nuk ofrojnë dokumentare origjinale, por përkundrazi ushqejnë kurreshtjen negative, sidomos te nxënësit.

T’u kthehemi vlerave etike mbi të cilat janë ngritur dhe formuar shoqëritë e zhvilluara, duke e pasur gjithnjë në fokus familjen sipas një parimi: familje e shëndoshë- shoqëri e shëndoshë.

Kjo arrihet duke i rritur fëmijët në një ambient të shëndetshëm dhe duke treguar përgjegjësi ne si shoqëri, ngase siç thotë filozofi Anglez, Xhon Lok-u '' 𝗻ë𝘀𝗲 𝗳ë𝗺𝗶𝗷𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗲 𝗱ë𝗴𝗷𝗼𝗻 𝗻𝗷ë 𝗳𝗷𝗮𝗹ë 𝘁ë 𝗻𝗱𝘆𝘁ë, 𝗮𝗶 𝗸𝘂𝗿𝗿ë 𝗻ë 𝗷𝗲𝘁ë 𝗻𝘂𝗸 𝗱𝗼 𝘁𝗮 𝗽ë𝗿𝗱𝗼𝗿ë 𝗮𝘁ë ''.

Ne mund të importojmë mallra, modele zhvillimi, mund ta kultivojmë demokracinë si model i zhvillimit tonë kulturor e politik, por jo gjithçka është e pranueshme dhe e importueshme nga ajo çfarë ofron bota bashkëkohore, jo gjithçka është vlerë.

Një thënie vjetër na mëson se pas çdo fjalie të ndyrë rri afër edhe vepra e ndyrë. Unë ju pyes juve lexues të dashur, a kanë pasur të drejtë grekët antikë apo bota bashkëkohore ku liria ka shkuar deri në banalitet, ngase nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që duhet ta kenë në raport me tjetrin.

Shoqëria jonë është një kopje e keqe e tjetrit, e kemi harruar shpirtëroren. Ismail Kadare me një rast thotë: “Njerëzimi asnjëherë më shumë sesa tani nuk ka pasur nevojë për ushqim shpirtëror”, fatkeqësisht me sa duket në botë shqiptare nuk zë shumë vend shpirtërorja.

Ne kemi nevojë për një riedukim kolektiv, ngase, me sa duket, liria është keqkuptuar. Zhan Pol Sartri, filozof francez thotë “Liria fitohet vetëm me përgjegjësi” fatkeqësisht në Kosovë është liria, por mungon përgjegjësia.

Mbase liria është nevojë ekzistenciale, nevojë për të jetuar, por thelbi i të jetuarit është përgjegjësia, i gjithë zhvillimi ynë moral e intelektual vihet para një detyrimi dhe sprove që është përgjegjësia.

Në këtë mënyrë ne ndërtojmë një trashëgëmi të pasur kulturore për vetën tonë dhe për brezat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ne kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë organizon hapjen e Qendrës Mobile për testim me ç’ rast Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do të vizitojnë këtë qendë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës organizon një panel diskutimi me temë “Barazia - Dita Botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitare nga ZRRE për periudhën 2013-2017 dhenga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas. (Objekti i Agjencisë, ora 13:00) 

- Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie. Tema e konferencës është vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Strehimoren në Prizren. (Strehimorja në Prizren, ora 14:30)

- Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, zonjës Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 15:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 16:00)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17, ora 18:00)

- Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino Armata, ora 19:00)