06 Dhjetor 2022

Edukimi financiar në Kosovë: Këtu dhe tani

Shkruar nga  Petrit Balija

Kohët e pasigurta krijojnë sfida, por edhe mundësi. COVID-19 ka rritur pasiguritë për të rinjtë tanë të Kosovës.

Na mbetet ne të sigurojmë që ata të mbështeten me mjete dhe informacione që mund t’iu ndihmojnë atyre të marrin vendimet e duhura financiare për një të ardhme më të mirë ekonomike për ta.

Një nga sfidat kryesore për të rinjtë është të kuptojnë se si funksionon bota financiare. Kjo është rezultat i shumë faktorëve duke përfshirë sistemin e dobët arsimor, mungesën e burimeve të informacionit në gjuhët vendore (për ata që nuk e flasin gjuhën angleze), perceptimi negativ mbi perspektivën ekonomike të vendit, pagat e ulëta dhe papunësinë jashtëzakonisht të lartë.  Këto shqetësime janë edhe më të përhapura në mesin e të rinjve dhe vazhdojnë të shihen si probleme serioze për zhvillimin e mëtejshëm socio-ekonomik të vendit.

Marrja e vendimeve të gabuara financiare herët në jetë mund të shkaktojë vështirës për një të ri që pastaj kërkon shumë vite sakrificë për të rimarrë veten.  

Të rinjtë të cilët kanë synime dhe ambicie për sukses përpiqen të marrin një arsim universitar cilësor, i cili shpesh paraqet një kosto mjaft të lartë për ta.

Në shumë raste, të rinjtë nuk kanë kursime, prandaj kjo kërkon mbështetje financiare nga familja, kërkon punësim në më shumë se një angazhim të punës ose duhet të merret kredi për shkollim nga bankat komerciale.

Prandaj, është me rëndësi të keni një plan që është i realizueshëm në mënyrë që kjo arritje e rëndësishme të realizohet pa u ngarkuar me shumë borxhe dhe pa pasur nevojë të për ngarkesë të madhe me punë derisa përpiqeni të studioni dhe të përfundoni programin sfidues arsimor.

Disa do të jenë me fat që të kenë mbështetjen e familjes, por nuk ndodh gjithmonë kështu, prandaj është shumë me rëndësi të planifikohet paraprakisht duke ngritur një fond kursimesh për shkollim në të cilin familja dhe vet të rinjtë mund të kontribuojnë në shuma modeste por për vite të tëra (zakonisht më shumë se 10 vite) në mënyrë që të kenë mjetet e nevojshme financiare për shkollim në moshën 18 vjeçare.

Një sfidë tjetër financiare pas arsimit është faza pas diplomimit kur të rinjtë fillojnë rrugën jetësore për të realizuar ëndrrat e tyre, siç janë arsimimi i mëtejshëm (master ose doktoratë), të kenë një shtëpi, të krijojnë familje, të jetojnë në pjesën e vendit ose në pjesën e botës ku ata dëshirojnë, dhe shumë qëllime të tjera jetësore.

Kjo përsëri paraqet sfida financiare për të cilat njeriu duhet të jetë i përgatitur dhe i edukuar financiarisht në mënyrë që të merr vendimet e duhura dhe të di se ku të kërkojë ndihmë dhe këshilla kur është e nevojshme.

Është e rëndësishme të kuptohet se si menaxhohen financat personale/familjare, si të krijohet shprehia e kursimit, si të shmangen shpenzimet e panevojshme, si të zgjidhen produktet dhe shërbimet e duhura financiare, si të financohet një shtëpi, si të investohet në pasuri dhe tregje të kapitalit, si të kursehet për pensionim dhe shumë koncepte të tjera të rëndësishme financiare.

Prandaj, nuk është kurrë tepër herët për të filluar edukimin financiar pasi kjo njohuri do t'ju shërbej gjatë tërë jetës.  

Kjo është arsyeja pse Shoqata e Bankave të Kosovës, me mbështetjen e bankave komerciale në Kosovë, është duke kontribuar për këtë çështje me shumë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ofruar informata të rinjve dhe klientëve të bankave.  

Këtë vit, SHBK është duke shënuar Javën Globale të Parasë 2021 nga 22-28 mars me shumë aktivitete në lidhje me edukimin financiar dhe do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë e Kosovës për të përgatitur ata për një perspektivë më të mirë ekonomike.

 Prandaj me shkas, motoja e Javës Globale të Parasë për këtë vit është "Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua"!

/Autori është Kryeshef i Shoqatës së Bankave të Kosovës/

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)