29 Mars 2024

Edita, Naimi, "zajednica" dhe reciprociteti

Shkruar nga Gani Qarri

Vetëm rreth një vit pas nënshkrimit të kundërligjshëm të asociacionit kundër kushtetues një etnik serb me kompetenca ekzekutive si “zajednica” e famshme,  Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, më datën 8 shtator 2016, miratuan edhe grupin e caktuar nga krimineli Aleksandër Vuçiq, të përbër vetëm nga serbët ekstremist, pa asnjë shqiptar dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, si dhe autorizuan kundërligjshëm, po këtë grup serbësh të "panjohur", për formimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, me kompetenca ekzekutive dhe krijimin e kundërligjshëm të mini shtetit serb brenda shtetit të Kosovës.  

Madje grupi i përzgjedhur direkt nga krimineli Aleksandër Vuçiqi, prej 4 serbëve radikal, si; Vinka Radosavleviq, Dejan Radojkoviq, Igor Kallamar dhe Svetisllav Durlleviq, me 8 shtatortor të vitit 2016, nga renegatët dhe shitësit e interesave të popullit dhe të shtetit të Kosovës, kuislingu Hashim Thaçi dhe jugokomunisti Isa Mustafa, mori edhe autorizime ta hartojë i vetëm, siç u cek edhe më lartë, pa asnjë ekspert shqiptar dhe as përfaqësues të thjeshtë, qoftë edhe vetëm dekorativ nga Qeveria e Kosovës, draft statutin e asociacionit një etnik serb me kompetenca shtetërore dhe pushtet të tretë ekzekutiv në vendin tonë, për të cilin Edita Tahiri, Naim Maloku, Hisen Berisha etj, si ekspert, tash e atëherë vetëm heshtin dhe nuk e thonë asnjë fjal.

Për aq më tepër, grup i importuar i “specialistëve” të Aleksandër Vuçiqit, u lejua që të njëjtin projekt të njëanshëm për asociacionin një etnik serb, të projektuar në format dhe mënyrat më të dyshimta e konspirative, krejt sipas qejfit të Vuçiqit dhe bandave serbe në veri, pa dijeninë as pëlqimin e asnjë përfaqësuesi shqiptar, pa përshtatjen e tij me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe pa marrë fare pëlqimin paraprak të ish Qeverisë renegate të udhëhequr nga PDK-LDK, t`ua dorëzojnë drejtpërsëdrejti përfaqësuesve të BE-së në Bruksel, që ishte një dobësi historike dhe dëme i papërshkrueshëm për Kosovën.    

Ndaj habit fakti se pse pikërisht nga 3 “ekspertët” e lartcekur të “luftës dhe të paqes” kritikohet vetëm reciprociteti për targa me Serbinë, por jo edhe bëmat e padronëve të tyre, të cilët i shkaktuan dëmet më të mëdha të mundshme shtetit të pavarur të Kosovës.   

Siç dihet, Republika e Kosovës për herë të parë, pas dy dekadash, ka institucione plotësisht legjitime dhe qeveri të votuar me shumicë absolute nga populli dhe qytetarët e saj, e cila zbaton politika shtetërore plotësisht në përputhje me ligjet e vendit, si dhe jetëson vendimet e gjykatës kushtetuese për mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës.  

E këtë e dëshmon më së miri, jo vetëm vendosja e reciprocitetit për targa dhe ligji anti-damping, por edhe paralajmërimi i kryeministrit Kurti, se Kosova në vijimësi, do ti shtojë në shumë fusha masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të jetë qasja kryesore se si Kosova do t’i trajtojë marrëdhëniet reciproke, për tu përballur në të gjitha rrafshet politike dhe ekonomike sa më suksesshëm me Serbinë okupatore.  

Madje sikur mos të mjaftonte nënshkrimi i kundërligjshëm i asociacionit kundër kushtetues një etnik serb dhe hapja e rrugës për krijimin e kundërligjshëm të mini shtetit serb brenda shtetit të Kosovës, Thaçi dhe Mustafa kurrë nuk kërkuan dëmshpërblim as nuk iniciuan ngritjen e padisë kundër Serbisë okupatore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krim dhe gjenocid të organizuar shtetërorë të Serbisë ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës.

Këtij shteti okupator që përveç okupimit klasik të vendit tonë, kidnapoi në shtëpitë e veta, mijëra shqiptar të gjallë e të vdekur duke i vjedhur edhe kufomat e tyre, të cilat tash e mbi 22 vite me radhë vazhdon ti mbaj peng në Serbi, duke mos treguar as vendet ku mund të jenë varrosur e rivarrosur nga disa herë, për ti humbur gjurmët e krimit ndaj shqiptarëve të pafajshëm, siç di të bëjë vetëm Serbia fashiste.  

Por për habinë e opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar, burrat e luftës si Naim Maloku e Hisen Berisha me shokë dhe ndonjë hirushe e paqes si z. Edita Tahiri nuk reaguan kurrë kaq ashpër dhe me premisa të njëjta, siç i veprojnë publikisht ndaj Qeverisë Kurti edhe kundër shitësve të interesave të popullit dhe të shtetit të Kosovës, si kuislingu Hashim Thaçi i cili para fillimit të bisedimeve me Serbinë i vendosi Kosovës fusnotën dhe neutralizoi statusin shtetëror të Kosovës, duke e kthyer vendin tonë, praktikisht në “krahinë” të Serbisë.    

Pastaj përveç fusnotës, Thaçi dhe Mustafa nënshkruan edhe asociacionin një etnik serb, e vet Thaçi kërkoi edhe publikisht ndarjen e Kosovës dhe bashkë me Qeverinë e koalicionit PANA, të udhëhequr nga Haradinaj, paguan edhe firma të huaja me parat e taksapaguesve të Kosovës për ndarjen e saj.

Për interesa personale dhe qëllime të ulëta politike, Thaçi & Co dobësuan edhe fuqinë e përfaqësimit shtetëror të vendit tonë, duke e vënë Kosovën për më tepër se një dekadë, në pozitë dytësore në dialogun me Serbinë.    

Ndaj është shumë e habitshme se si edhe tre "heronjtë" e “vigut” thaçist, sot u bashkohen kaq lehtë atyre që shpërndajnë mjegull, lajme të rrejshme dhe kaos, kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe zbehur apo edhe harruar nënshkrimin e kundërligjshëm të asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, me pushtet ekzekutiv në vendin tonë, nga ish padronët e tyre Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, përderisa edhe jugokomunisti Isa Mustafa, ka filluar të reflektojë "realisht"      

Për aq më tepër Edita Tahiri heshti edhe kur pa kaluar as një vit i plotë nga vulosja e pavarësisë së shtetit të Kosovës, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, kuislingu Hashim Thaçi, kokë më vete e zhvlerësoi statusin shtetëror të Kosovës duke i vënë Kosovës, fusnotën mbi status e kthyer shtetin tonë, në vend me status neutral dhe praktikisht në "krahinë" të Serbisë!    

Zonja Tahiri, e besoj as Naim Maloku dhe Hisen Berisha me shokë, nuk patën reaguar pothuajse fare as më 19 prill të vitit 2013,kur padronët e tyre Hashim Thaçi e nënshkroi në Bruksel marrëveshjen kundërligjore për formimin e asociacionit një etnik serb, në Kosovën "multi" etnike, ndërsa më 25 gusht 2015, Isa Mustafa  nënshkroi ngritjen e "zajednicës" nga një ngrehinë kundër kushtetuese, në institucion me kompetenca shtetërore, e cila nuk mundi të formohej vetëm falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi që marrëveshja e Thaçit dhe Isa Mustafës ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.    

Madje siç shprehet deputetja e Kuvendit të Kosovës Melihate Tërmkolli, për mjerimin e tyre intelektual e njerëzor, edhe puthadorët e pafytyrë të LDK-së, të cilët deri dje mbështetën renegatin jugokomunist Isa Mustafën kur ai nënshkroi formimin e asociacionit një etnik serb me kompetenca ekzekutive, tani, pas më tepër se gjashtë vitesh të kaluara, pa fije turpi, bëjnë sikur ndjehen të shqetësuar nga "frika" se kinse Qeveria aktuale mund ta jetësojë asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, të nënshkruar nga "prijësi largpamës" i tyre i deri djeshëm.    

Për habi, kohët e fundit edhe vet renegati Isa Mustafa bënë sikur është penduar "shumë" për nënshkrimin e marrëveshjes së "zajednicës" madje formalisht, bënë sikur shprehet për gjetjen e mënyrave ligjore e kushtetuese për ta evituar formimin e asociacionit një etnik serb, përderisa Edita Tahiri, Naim Maloku dhe Hisen Berisha, kjo treshe e ekspertëve kulminativ, vazhdojnë edhe më tej, ta kritikojnë vendosjen e reciprocitetit të Qeverisë Kurti me Serbinë, por heshtin e nuk e thonë asnjë fjalë se çfarë dëmesh të mëdha i shkaktuan Kosovës me marrëveshjen për "zajednicën" ish shefat e tyre.  

Kurse ajo që habit edhe më tepër opinionin publik në mbarë Kosovën, është fakti se as pas më tepër se 11 vitesh, zonja Edita Tahiri nuk jep asnjë lloj sqarimi se kur dhe si do të shuhet "fusnota" e famshme e kuislingut Hashim Thaçi, megjithëse ajo vet thoshte se fusnota do të shkrihej si vesa para diellit, por që, qysh nga hyrja në e saj në fuqi, është neutralizuar edhe statusi shtetëror i Kosovës, shkaku i të cilës edhe sot BE dhe NATO, vazhdojnë të mos e konsiderojnë të plotë pavarësinë e Kosovës!       

Athua është e mundur të kenë harruar Edita Tahiri, NaimMaloku dhe Hisen Berisha me shokë, se pse dhe me çfarë të drejte e arsyetimi, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, lejuan grupin e bandës së serbëve ekstremist të Aleksandër Vuçiqit, t`ua dorëzojnë projektin tërësisht konspirativ e sekret të asociacionit një etnik serb, pa marrjen e pëlqimit nga Qeveria e Kosovës dhe as pa respektuar obligimin ligjor për përshtatjen e këtij konstalacioni të huaj kundërligjor, me Kushtetutën e Kosovës, drejtpërsëdrejti përfaqësuesve të BE-së në Bruksel?!  

A reaguan ndonjëherë treshja tashmë e shumë-njohur e hiper- ekspertëve; Edita Tahiri, Naim Maloku dhe Hisen Berisha, kundër vendimit të kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit jugokomunist Isa Mustafa, të cilët detyruan deputetët e asaj legjislature, deshën s`deshën, ta votonin edhe marrëveshjen kundërligjore të "zajednicës" një etnike kundër kushtetuese serbe në Kuvendin e Kosovës?!      

Apo ndoshta UDBA-shët e vjetër, e BIA-shët e rinj, bashkë me aktorët e gjithë të këqijave dhe argatët e tyre të përbetuar shqipfolës, me çdo mjet dhe mënyrë duan ta poshtërojnë Kosovën dhe të mos lejojnë assesi trajtimin e barabartë të shtetit tonë, as pas 11 vitesh përballje në bisedime të pabarabarta me Serbinë okupatore, ngase dëshirojnë me çdo kusht, ta vazhdojnë edhe më tej, kooketimin e papenguar me prijësit e bandave kriminale serbe në Veri të vendit dhe të vijojnë të ushqehen pa pengesa ligjore, në strajcën e Vuçiqit me "ballgurin" e kriposur dhe të servuar me kujdes nga Serbia dhe shërbimi i saj i fshehtë shtetëror, enkas për ta.

Zot ruaje Kosovën nga ekspertët dhe profesionistët e dyshimtë me tituj dhe grada të larta partiake e shtetërore.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)