17 Maj 2021

Ditët që nuk harrohen! Kriminelët kanë emër

Shkruar nga Adem Lushaj

Pas dështimit të bisedimeve në Rambuje të Francës, pasi që pala serbe nuk kishte pranuar të nënshkruan marrëveshjen me palën kosovare, me 24 mars të vitit 1999, Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s, kishin filluar bombardimet mbi caqet serbo-sllave në Kosovë, sikurse edhe në Serbi dhe Mal të Zi.

Ndërkohë, forcat e shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kishin vazhduar me krimin e tyre ndaj popullatës civile dhe çdo gjëje shqiptare.

Ata, kishin ndërmarrë ofensivë të egër vrasëse, plaçkitjeje dhe djegie. Këmbësoria ishte futur nëpër çdo fshat. Nëpër çdo shtëpi. Ofensivë e tokës së djegur. Ofensivë e spastrimi të fshatrave të Deçanit.

Popullata e paktë që kishte mbetur, duke parë gjendjen e pamundshme të të qëndruarit në Kosovë, detyrohet të merr rrugën e ikjes për në Shqipëri dhe Mal të Zi. Kështu që, më 02 dhe 03 prill të vitit 1999, banorët e Isniqit, Broliqit, Prapaçanit, Lumbardhit, Lloçanit, fshatareve të Lugut të Baranit, si dhe të fshatrave tjera, kishin marrë rrugën për në Shqipëri.

Por, rrugëtimi i ikjes drejtë Shqipërisë, nuk ishte i lehtë Gjatë udhëtimit, ata kishin përjetuar maltretime, rrahje, plaçkitje, kanosje, vrasje, zhdukje të kufomave, e çka nuk kishin përjetuar. Pika të pakalueshme ishin, Qendra e Deçanit dhe Ura e Bishtazhinit. Jo vetëm këto vende, ishin vende të krimit.

Këtë e tregojnë dëshmitarët e drejtpërdrejtë, apo familjarët e tyre.
Për, Nisret (Ramë) Haxhnikaj, i lindur me 08 tetor 1960 nga Isniqi, rrugëtimi i largimit nga vendi i lindjes, ishte i rëndë. Ishte dëshmitar i dhunës dhe plaçkitjes. “Me datën 02 prill 1999, ushtria serbe e granatoj fshatin.

Nga një granatë që ra në afërsi, u plagosën Ukë Loshaj (80 vjeçar) dhe Rrustem Kukleci (35 vjeçar). U detyruam ta lëshojmë fshatin tonë.

Morëm rrugën drejtë Shqipërisë. Policia dhe paramilitarët serb, gjatë gjithë rrugës na thonin: "Shkoni në Shqipëri dhe mos u ktheni kurrë", Ju kërkuat NATO, shkoni dhe jetoni në NATO”, ka treguar Haxhnikaj, të cilët ia kishin marrë edhe makinën me të cilën udhëtonte së bashku me familjen e tij.

 “Isha në makinë me familje, kur dy paramilitarë të armatosur me mitraloz "Scorpion", më ndaluan. I njoha. Ishin, Muharrem (Mushk) Jakupi, dhe Backo". Ata, më morën makinën "Mercedes-200 D" dhe ikën në drejtim të Deçanit. u detyruam të vazhdojmë rrugëtimin e ikjes, duke hipur në traktorin e axhës”, ka nënvizuar Haxhnikaj, duke thënë se të njëjtin fat, duke ua marr makinat, e kishin edhe, Selim Balaj dhe Isë Maksutaj.

Ndërkaq, Skënder (Azem) Muçaj, i lindur 01 shkurt 1974, në Llukë të Epërme, ka treguar për vuajtjet që kishte përjetuar gjatë rrugën për në Shqipëri, duke thënë se ishin vuajtje që nuk mund të harrohen.

“Me 27 mars 1999, jemi detyruar të largohemi nga shtëpitë dhe kemi marrë rrugën në drejtim të fshatit Maznik, së bashku me gruan time. Aty kemi qëndruar deri me 03 prill 1999. Ndërkohë, jemi detyruar të ikim nga aty, duke marrë rrugën drejtë fshatit Broliq. Iu bashkuam karvanit të gjatë të njerëzve nga fshatrat e Lugut të Baranit dhe komunës së Deçanit. Gjatë kalimit nëpër Isniq, kishin qenë plotë forca serbe, duke djegur shtëpitë.

 Me të arritur në qendër, kriminelët kanë ndaluar kolonën, e më kanë zbritur nga traktori. Sapo kam zbritur, kanë filluar të më godasin me mjete të forta. Më rrahën, sa që nuk di si kam mbetur gjallë”, ka rrëfyer Muçaj, në deklaratën e tij për ICG.

Ai, po ashtu ka treguar se si janë ndalë  sërish te “Ura e Fshejtë”, duke i plaçkitur dhe maltretuar mizorisht.  

Edhe, Hysen (Bajram) Sadikaj, i lindur më 15 dhjetor 1942, nga Dashinoci, kishte treguar për torturat që kishin përjetuar, ku në mesin e torturuesve, ishte një kojshi serb i tij, me emrin Novak Vllahoviç.

“Më datën 03 prill 1999, jemi detyruar të largohemi nga shtëpitë dhe kemi marrë rrugën në drejtim të fshatit Broliq. Iu bashkuam karvanit të gjatë të njerëzve, në rrugën e ikjes për në Shqipëri. Gjatë kalimit nëpër Isniq, kishin qenë plotë forca serbe, duke djegur shtëpitë. Me të arritur në qendër, kanë ndalue kolonën. Unë isha me qerre me kali së bashku me familjen. Kanë filluar të bërtasin, të shajnë dhe të zbresin nga traktorët meshkujt, duke i torturuar në prani të familjeve.

Më është ofruar një kojshi i imi serb, Novak Vllahoviç, që pas fjalëve fyese, më goditi me një mjetë të fortë, duke më shkaktuar gjakderdhje dhe alivanosje.

Ashtu siç kisha pas qenë pa vetëdije, së bashku me disa të tjerë më kanë tërhjek zvarrë dhe më kanë futur në garazhin e stacionit policor.

Në atë garazh, ishim diku rreth 100 meshkuj, ku për dy orë na maltretuan në çdo mënyrë. Pasi bën qejf me ne, na futën në një kamion sikur kafshët, e na dërguan në Bishtazhin, që ti bashkëngjitëm kolonës”, ka thënë në deklaratën e tij të dhënë për ICG, Hysen Sadikaj, duke treguar se në mesin e atyre që nuk e kursenin “forcën” dhe “helmin”,ndaj shqiptarëve, kishin qenë edhe, Vukmir Mirçiç, Koja Stijoviç, Moma Stijoviç, Novak Stijovic, Stanisha Radojevic dhe Zoran Nikiç.

P.s. Familjes së Jahë Lekaj, i thyhet traktori në qendër të Deçanit, gjatë largimit për në Shqipëri me datën 03 prill 1999

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)