29 Mars 2024

Ambasadori pa post

Shkruar nga Ramiz Tafilaj

Ishte student në Texas kur e njoha për here të parë, fiks 20 vite më herët. Por, edhe në atë kohë, ishte activist i pandalur i komunitetit shqiptar në Texas dhe student i dalluar në universitet.

Gjatë studimeve, dy vera rradhazi punoi si asistent për cështjet në Ballkan në zyrën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve, nën udhëheqjen e Kongresistit Tom Lantos.

Ishte i ri, por ja që qysh më 2003, ai punonte në Capitol Hill, në zemrën e demokracisë e vendimmarrjes botërore, kur shumë politikanë e liderë të Kosovës e kishin ëndërr vec një visitë aty.

Për dy dekada thuajse, ai nuk u ndalë së punuari për Kosovën në Amerikë dhe me njerzit më kryesorë të politikbërjes amerikane, si Tom Lantos, Henry Hyde, Ben Gilman, Bob Dole, John McCain, e shumë e shumë të tjerë, ngase asnjëherë nuk i nda Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe udhëheqësit të saj Kongresistit Joe DioGuardi e zonjës Shirley Cloyes DioGuardi.

U bë i atillë sa që në fushatën e fundit presidenciale, iu besua të udhëhiqte platformën “Albanians for Biden” në kuadër të fushatës së Biden për President, dhe arriti të punonte direkt me menaxherin e fushatës presidenciale të Biden dhe njerëz tjerë kryesorë aty.

Bile, si rezultat i këtij angazhim, ishte i ftuari i vetëm nga Kosova të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Biden.

U nderua me shumë cmime e mirënjohje zyrtare nga Kongresi i SHBA-ve që nga viti 2005 e këndej, nga Kryetarja e Washington, DC, nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush “Points of Light,” e shumë e shumë të tjera që flasin sa s’mund të shkruhet për vlerat e tij dhe krenarinë që ndjejnë e shprehin këto institucione amerikane për të.

Akademikisht është ndër të paktën shqiptarë që arriti të marrë grade shkencore në Universitetin e Harvardit ku ishte nderuar me cmimin dhe bursen prestigjioze “Kennedy Fellowship,” dhe kishte magjistruar në Zhvillim Ndërkombëtar e Administratë Publike.

Në Texas, me nderimet me të larta akademike, kishte kryer dy bacelora – një në shkenca kompjuterike e një në matematike. Më vonë, në Dalhousie University kreu edhe një magjistraturë tjetër në marrëdhënje ndërkombëtare, kurese doktoroi në Alberta në shkenca politike.

Vec javën që lamë pasë, ai ishte i ftuar në një sër takimesh më rendësi në Washington,DC e New York: pati takime e diskutime me shumë anëtarë të Kongresit – si Kongresistët Jim Clyburn e Liz Cheney, e Senatorin Chris Coons; takime në Departamentin e Shtetit; me njerzë relevantë të opinionit publik në DC si Profesorin Serwer; Ambasadorin William Walker, e në fund, por edhe më e rendësishmja, me Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve.

Takimi me Sen. Menendez ishte gjëja më e rendësishme për Kosovën në këtë kohë kritike. Si rezultat i lobimit të suksesshëm të Ligës nën udhëheqjen e Joe e Shirley DioGuardit, mesazhet e dhëna nga Senatori ishin mesazhet më të mirëpritura e më të duhura për Kosovën.

E tash, ky njeri, ky djalë Kosove, është Dr. Faton Bislimi nga Gjilani. Fatoni që për një javë takime në Amerikë sjellë mesazhet më të mira për vendin e kombin.

Fatoni që ka dyert hapur në Kongres e Administratë. Fatoni që me punën e tij ka krijuar respekt në qarqet më të rendësishme politike në Capitol Hill. Fatoni që vazhdon ta bëjë krejt këtë punë me nder, vetmohim, e sakrificë, gjerësa shteti i Kosovës ka zyre, zyrtarë, etj., që as për së afërmi nuk mund të bëjnë atë që ka bërë e bënë Fatoni për Kosovën në Amerikë.

E këtu, unë lash anash, angazhimin e tij jopolitik, përmes lobimit në Amerikë, nga i cili kanë përfitu me dhjetra studentë meritorë nga Kosova duke marrë bursa të plota shkollimi në SHBA, delegacione të ndryshme të trojeve tjera etnike që Fatoni ua ka hapë dyertë në DC, etj.

Pra, ky është profili i Ambasadorit pa post. Ky është profili i njeriut të suksesshëm që nuk vendos asgjë tjetër para interesit nacional të vendit.

Ai po vazhdon të na bëjë krenarë, anipse shteti ynë ka zero reflektim për vlerësimin e veprave të njerëzve si Fatoni! Populli sheh e vlerëson, anipse politika bënë sehirë!

/Ramiz Tafilaj është aktivist i komunitetit shqiptar në Teksas, filantropist dhe botues. Është ndër shqiptarët e pakët në SHBA të nderuar me Cmimin për Arritje Jetësore nga Presidenti i SHBA-ve. /

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)