19 Tetor 2021

A erdhi koha e mjeteve të udhëtimit me energji elektrike

Shkruar nga Ahmet Pllana
 
Teknologjia më e re dhe më e avancuar e mjeteve të udhëtimit që prodhohet në cilindo vend të botës, shumë shpejt, thuaja se menjëherë arrin edhe në Kosovë. Ndër mjetet moderne janë edhe mjetet e udhëtimit me energji elektrike.
 
Që në fillim të vitit 2019 nëpër rrugët e vendit janë dukur këto mjete, por shumë të pakëta, madje janë numëruar në gishtrinjë.

 Ndërsa, në vitin 2020 numri i tyre është rritur dukshëm, sidomos i motoçikletave dhe biçikletave me energji elektrike, por ka edhe vetura me energji elektrike që qarkullojnë nëpër rrugë. Viti 2021 në të cilin po hyjmë edhe pak ditë, mbase do të jetë vit i mjeteve të udhëtimit me energji elektrike.
 
Mjetet e udhëtimit në trafikun rrugor janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Kjo ka bërë që të mendohet diçka e re që mos të ndotet ambient, por edhe mos të ketë shpenzime të derivateve të naftës.

Prandaj, ka ardhur koha apo thënë më mirë, shekulli i mjeteve të udhëtimit me energji elektrike. Kjo është arsyeja më e madhe që në botë, në vendet e Bashkimit Evropian, në vendet e rajonit, por edhe në vendin tonë në Kosovë të fillojnë të futen në përdorim mjetet e udhëtimit me energji elektrike.
 
Pikërisht për shkak të ndotjes së ambientit, të ajrit, tokës, ujit, përdorimi i mjeteve të udhëtimit me energji elektrike është i preferuar dhe më se i nevojshëm për të mbrojtur mjedisin. Mjetet e udhëtimit me energji elektrike janë me shumë përparësi nga mjetet e udhëtimit me derivate të naftës, përkatësisht naftës, benzinës dhe gazit.

Mjetet e udhëtimit me energji elektrike nuk e ndotin fare ambientin, ajrin, ujin, tokën dhe mjedisin ku jetojmë për shkak se nuk lirojnë gazëra dhe tym dhe nuk kanë fare zhurmë.
 
Tashmë veçse ka filluar edhe në Kosovë përdorimi i mjeteve të udhëtimit me energji elektrike, por akoma është fillimi.

Të kuptuarit që mjetet e udhëtimit me energji elektrike, veturat, motorët, motobiçikletat, biçikletat, standet me dy rrotë, etj., nuk e ndotin ambientin, krijon ndryshimin e mentalitetit tek njerëzit se duhet të hyjnë në përdorim mjetet e udhëtimit me energji elektrike. Kjo tashmë veçse ka filluar të kuptohet.
 
Ka kompani në Prishtinë që kanë blerë vetura të cilat lëvizin me energji elektrike. Përdorimi i tyre është me shumë përparësi, e njëra ndër kryesoret është që nuk shpenzojnë lëndë djegëse dhe nuk lirojnë tym e as gazëra, kështuqë nuk e ndotin ambientin edhe ashtu tepër të ndotur. Sa më shumë që qytetarët i përdorin ato, aq më pak do të ketë ndotje të mjedisit.
 
Ndër qytetet më të ndotura me mjedis janë sidomos qendrat ku frekuentimi i veturave dhe mjeteve të tjera të udhëtimit me derivate të naftës, sikurse janë veturat, autobusët, minibusët, tramvajët, trolejbusët, taksitë, mjetet e rënda të transportit të mallrave, maunet, trenat me naftë, traktorët, etj. janë Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe rrethet e këtyre tri komunave në transportin e udhëtatarëve dhe mallrave përmes trafikut rrugor.
 
Komuna e Prishtinës zyrtarisht ka arritur nivelin më të ndotur të cilësisë së ajrit për këtë vit. Sipas matjeve, në Prishtinë ndotja e ajrit ka arritur në muajin nëntor në 222 shkallë, kurse në intervale të shkurtëra kohore në disa lagje ka arritur edhe në 404 shkallë.                                              
 
Një shkallë kaq e lartë e ndotjes së ambientit konsiderohet “tepër e pashëndetshme”, gjë që nënkupton që në këtë lloj ajri nuk duhet të ekspozohen grupet e cenuara, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje astmatike, gratë shtatëzëna dhe perosnat me probleme të tjera që kanë të bëjnë me frymëmarrjen dhe mushkëritë, sidomos tash kur pandemia është prezente në shkallë të gjërë në Kosovë.                                                                                                                                           
 
Niveli më i lartë i ndotjes në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ishte në muajin janar të vitit 2020, të vitit që edhe një muaj e pak ditë do të ikë dhe do të vjen viti 2021, ku indeksi për cilësinë e ajrit ishte 208, kurse në muajin nëntor ishte 222 shkallë.

Përdorimi i mjeteve me energji elektrike është me shumë përparësi, por ajo më kryesorja është mosndotja e ajrit dhe mjedisit ku jetojmë.

E dyta përparësi është që nuk ka shpenzime të derivateve të naftës, qoftë benzinë, qoftë naftë, qoftë gaz. Mjeti mbushet me energji elektrike dhe lëvizet me te.

E treta e që po ashtu është shumë me rëndësi, është se mjetet e udhëtimit me energji elektrike nuk krijojnë zhurmë, përkatësisht nuk kanë zhurmë fare.

Zhurma konsiderohet ndotje e mjedisit, prandaj edhe ky element duhet të vlerësohet dhe evitohet, në mënyrë që të kemi një qetësi në qytet dhe në rrugët tona.

Mjetet e udhëtimit me energji elektrike janë: Pa ndotje të ajrit, pa zhurmë dhe pa shpenzime. Janë këto tri elemente shumë të rëndësishme për kohën e sotme, që ndikojnë edhe në kursimin e parave.

Për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit kemi nevojë më së shumti ne në Kosovë, sidomos në zonën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Për fund, shtyrohet pyetja: A erdhi koha e përdorimit të mjeteve të udhëtimit me energji elektrike? Përgjigjja është PO.

Erdhi, tashmë ka filluar dhe shihen nëpër rrugët tona mjetet e udhëtimit me energji elektrike, sidomos motobiçikleta dhe biçikleta të llojeve të ndryshme, por edhe vetura. Kosova po ecë në hap me kohën në avancimin e përdorimit të teknologjisë moderne. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)