18 Gusht 2022

Yllka Gashi, Presidente e jurisë në “Art Without Limit International Film Festival”

Prishtinë, 22 nëntor - “Art Without Limit International Film Festival” 2021 edicioni i dytë do të mbahet nga data 1 –deri me 3 Dhjetor në Kino Armata dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë!

AWLIFF është i vemti Festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për tu shfaqur, kanë si temë personat me aftësi të kufizuar!

Festivali është organizuar nga një grup i grave Artiste dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive Znj; Ganimete Sava, ndërsa drejtor Artistik është Regjisori; Burim Haliti, dhe drejtor i programit; Michael Stoeger!

Shumë filma nga 80 vende të Botës kan aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët e festivalit kan përzgjedhur 50 nga ta për tu shfaqur në edicionin e dytë në konkurencë zyrtare.

Me datën 01 Dhjetor 2021 në ora 18:00 do të bëhet hapja zyrtare e Festivalit në Kino Armata në Prishtinë me premierën vendore të dokumentarit të shkurtër “Light Sparks” ndërsa me datën 2 Dhjetor 2021, gjatë tërë ditës do të shfaqen filmat konkurues në Kino Armata në Prishtinë, ndërsa me datën 03 Dhjetor 2021 në orën 18:00 do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Data 3 Dhjetor po ashtu shenohet si ditë Ndërkombëtare e përsonave me aftësi të kufizuar!

Këtë edicion, Festivali do të përbëhet nga 3 juri të ndryshme;
 
Juria kryesore e festivalit të cilët janë;
Yllka Gashi-  Aktore (Presidente e jurisë)
Cristiano Palozzi – Drejtor i Genova Film Festival, Itali
Agron Domi – Drejtor i Tirana International Film Festival (I kualifikuar në Academy Awards)
Donna Russo – Aktore dhe balerinë (person me aftësi të kufizuar) nga Amerika
Rolf Killius – Regjisor, Producent dhe muzicient nga Anglia
Lou Figueroa – Aktor, dhe activist për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nga Amerika

Juria e mediave;
Edona Binaku – Gazetare  dhe autore & prezantuese e emisionit "Nëpër Film"
Blerina Rracaj – Gazetare e Kulturës 
Edona Demiqi Haxhiu – Gazetare, moderatore
Lumira Kelmendi – Gazetare e Kulturës, ass redaktore
Genitanë Morina – Gazetare, moderatore

Dhe Juria e Organizatave të aftësisë së kufizuar në Kosovë;
Afrim Maliqi – Drejtor i Handikos
Sebahate Beqiri – Drejtoreshë e Down Syndrome Kosova
Arif Daka – Shoqata Autizmi
Daut Tishuki – Drejtor i Shoqata e të verbërve të Kosovës
Armend Ademi – Shoqata e të shurdhërve të Kosovës
Naser Shillova – Kulbi deshira

Do të ndahen 12 Ò«mime nga të gjitha juritë;

Çmimet nga juria kryesore;
1) Filmi më i mirë Artistik
2) Filmi më i mirë Dokumentar
3) Filmi më i mirë Animacion
4) Skenari më i mirë
5) Regjia më e mirë
6) Kamera më e mire
7) Storia më e mire e cila tregon fuqizimin e gruas


Çmimi i jurisë së mediave
8) Storia më e mirë në film


Çmimi nga Organizatat e aftësisë së kufizuar;
9) Storia më e mirë për të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuar

10) Çmimi special
11) Çmimi i publikut
12) Çmimi Art Without Limit

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)