09 Shkurt 2023

Xhelozia, Wood keqtrajton të dashurën

SHBA, 20 prill - Xhelozia mund të sjellë situata aspak të këndshme.Ana Araujo, partnerja aktuale e Ron Wood të Rolling Stone, ka përfunduar në spital pas një grindje me rokerin 62-vjecar.

Sipas "News of the World", grindja ka plasur, pasi Ana ka gjetur në shtëpinë e Wood një foto të ish-it të muzikantit. Bëhet fjalë për 21-vjecaren ruse Katia Ivanova.

Braziljania është keqtrajtuar nga partneri i saj dhe me një ambulancë është dërguar në spital.

Araujo është e dashura e Wood që prej muajit shkurt, pas përfundimit të lidhjes me Katian, për të cilën Ron la gruan Jo, me të cilën ishte i martuar prej 23 vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)