27 Janar 2023

Vera Andrron Detin nga Kaltrina Krasniqi në Festivalin e Filmit në Venedik

Venedik, 26 korrik - Filmi i metrazhit të gjatë debutues “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi do t’a ketë premierën në një ndër festivalet më të vjetra dhe më të mira në botë ‘Venice Film Festival’.

Filmi është në konkurencë zyrtare në programin Orizzonti ku president e jurisë është regjisorja Boshnjake Jasmila Zbaniç ku filmi konkuron për: Filmin më të mire, Regjinë më të mire, Çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, dhe për skenarin më të mirë.

Sinopsisi: ‘Përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kusherinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre nëfshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se dota fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyejnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe univerzal i një gruaje e cilalufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Regjisorja Krasniqi u shpreh: ‘Në këtë rrugëtim shtatë vjeçar plot sfida, kam qenë e determinuar t’u jap zë grave në mezomoshë - gjeneratë kjo që rrallë shqyrtohet në film, por edhe letërsi. Në anën tjetër, shumë stereotipe i mvishen këtij brezi. Lufta e Verës për pronën familjare shpalosë një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, për të cilat kemi nevojë të mendojmë kolektivisht - jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht - këtë herë duke mos negociu me traditën. Ndihem shumë e nderuar që “Vera Andrron Detin” do ta ketë premieren këtë shtator, në njërin prej festivaleve të ëndërrave të mija - Venice Film Festival.

Ky është një vit i madh për kinematografinë tonë dhe gëzohem që filmi im bën pjesë në të’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Producent: Shkumbin Istrefi.

Filmi është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Projekti është prezantuar dhe zhvilluar në Midpoint, Sarajevo FF work in progress, Prifest, Seatle IFF work in progress, First cut lab dhe gjithashtu është mbështetë nga Komuna e Prishtinës, MKRS, dhe Kuvendi i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)