29 Mars 2024

U2 performon për herë të parë në Rusi

Moskë, 27 gusht - Grupi i njohur irlandez kanë luajtur ditën e mërkurë për herë të parë para publikut rus në stadiumin e rindërtuar Luzhniki, në kryeqytetin rus, në Moskë.

Në këtë stadium gjigant shijuan shfaqjen e jashtëzakonshme mbi 80 mijë spektatorë, aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit moskovit.

Me mijëra moskovitë dhe turistë u derdhën në rrugët e Moskës disa orë përpara se të fillonte koncerti i shumëpritur.

Spektatorëve të shumtë iu desh që të kalonin shumë kordon të policisë dhe natyrisht fansave të pranishëm në koncert iu desh që të kontrolloheshin nga detektorët e shumtë.

Në këtë koncert të shumëpritur nuk ishin të pranishëm vetëm fansa të grupit të njohur irlandez, por edhe njerëz të cilët ishin thjesht simpatizant të muzikës.

Por të gjithë ishin të gëzuar për praninë e një prej grupeve më të adhuruara në botë këto vitet e fundit. Ditën e martë në vigjilje të spektaklit të madh, vokalisti i grupit U2 u takua personalisht me presidentin e vendit, Dmitri Medvedev.

Të dy bashkëbiseduesit floën me njëri-tjetrin jo vetëm për muzikën por edhe aktivitetin e gjërë të bamirësisë që ka ndërmarrë këto vite fundit këngëtari Bono Vox.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)