20 Prill 2024

U2 emërohet grupi më fitimprurës

SHBA, 19 korrik - Grupi i rrokut U2 ka marrë kreun e listës së artistëve më fitues të vitit 2010, nga revista Forbes. 


Banda irlandeze kanë fituar 84.9 milionë paund gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se u detyruan t'i ndërpresin disa koncerte, si paraqitjen në festivalin Glastonbury dhe disa koncerte të turneut, për shkak të dëmtimit të Bono.

Fitimet kanë ardhur nga shitjet e biletave, komercializimet dhe përfitimet tjera. Në top listë janë përfshirë edhe Beyonce, Jay-Z dhe Lady GaGa.

Lista e plotë e Forbes:

1. U2 - £84.9m
2. AC/DC - £74.5m
3. Beyoncé - £56.8m
4. Bruce Springsteen - £45.7m
5. Britney Spears - £41.8m
6. Jay-Z - £41.1m
7. Lady Gaga - £40.5m
8. Madonna - £37.9m
9. Kenny Chesney - £32.6m
10. Black Eyed Peas - £31.3m
11. Coldplay - £31.3m 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)