26 Prill 2024

Timberlake, fushatë për Oskar

SHBA, 29 nëntor - Justin Timberlake është në përgatitje të një fushate të jashtëzakonshme për të bindur bosët e Akademisë Amerikane të Filmave se ai vlen për të fituar një Oskar vitin e ardhshëm, për rolin e tij në filmin “The Social Network”.

Këngëtari ka vënë mënjanë karrierën e tij muzikore për ta ngritur atë filmike, ndërsa ka marrë komplimente të shumta për rolin në filmin dedikuar krijimit të Facebookut, “The Social Network”.

“Ai është i bindur që të nominohet për çmimin Oscar edhe pse ka konkurrencë të madhe nga Andrew Garfield. Sony është duke llogaritur koston e fushatës, por Justin po e bën këtë tashmë në mënyrën e tij”, theksoi një burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)